Minutat e fundit të shkrimtarit Riza Lahi - nga Zenepe Luka

Shkrimtari Riza Lahi

MINUTAT E FUNDIT TE SHKRIMTARIT  RIZA LAHI  NE KAFE LIBRARI “AGOLLI”

Samit Lako me profesion mjek në qytetin e Përmetit, është njeriu që piu kafen e fundit me shkrimtarin. Ai rrëfen eskluzivisht për “Koha Jone”, çastet e bukura të takimit të parë me Rizain, që u pasuan ndodhinë tragjike.Si u shua jeta në krahët e tij me fjalën e fundit: “Ndihmomë!”
 
-Mund të flisni për takimin tuaj me shkrimtarin Riza Lahi në minutat e fundit të jetës së tij?

-E takoja për herë të parë, më kish rekomanduar kryetari I shoqatës së shkrimtarëve të Përmetit Ligor Shyti.Unë jam mjek, por takimi lidhej me botimin e librit tim”Historiku i letërsisë së Përmetit”.Në orën 11.00 të 31 dhjetorit, u takuam tek kafja “Librari Agolli”, unë porosita një caj, kurse Rizai një kafe.Më dha disa libra për shkrimtarët e Përmetit dhe filloi të fliste për projektet që kishte për vitin 2014.
   Për një cast vura re që ndryshoi zëri, po i trashej.Më pas vuri dorën në gjoks dhe tha me zë të mekur.Kam dhimbje të madhe, më ndihmo.Kjo ishte fjala e fundit.
   E mora e shtriva, i hoqa xhaketën dhe në sekontë I vendosa një trinitrinë nën gjuhë.
       Pastaj lajmërova urgjencën, që për hir të sëvërtetës për shkak të trafikiut të kësaj dite, u vonua, qoftë në të ardhur, ashtu edhe në të shkuar drejt spitalit.Megjithë sirenën e vazhdueshme, por edhe klithmat e mia nga dritarja e ambulancës, ishte e pamundur të kaloje.
Kur mbrritën në urgjencë, menjëherë iu bë goditja elektrike, por ishte e kotë.Shkrimtari Riza Lahi, kishte ndërruar jetë.Duket një arrest kardiak, I ndërpreu jetën buzëqeshjen në ditën e fundit të vitit 2013.
      Kjo është një ditë e dhimbshme edhe për mua, ndërsa në kujtesë më mbetet buzëqeshja dhe mirësia e këtij njeriu të mirë me botë të madhe.Në vesh më kumbon edhe telefonata e fundit , që bëri me celularin e tij, zëri I tij I dashur që më pyeti: Ku je, Samit, po të pres tek “Agolli”. A thua se më njihte prej kohësh…

Fragment nga shkrimi i Zenepe Lukës
në gazetën “Koha jonë”

No comments:

Post a Comment