Si mund te iket krejt keshtu- kushtuar Riza Lahit




SI MUND TË IKET KREJT KËSHTU?
Mikut tim Riza Lahi (1950-2013)

Si mund të iket krejt kështu
tek bisedon në një kafé
përtej xhamit tek vështron
një qiell të kaltër krejt pa re.

Si mund të iket krejt kështu
pasi ke blerë birrë dhe verë
se sonte vjen Viti i Ri
e në mesnatë troket në derë.

Si mund të iket krejt kështu
me një buzëgaz të sinqertë
sikur në rini, në avion shpejt.
pilot i dashuru me qiejt.


Si mund të iket krejt kështu
jetim t’i lësh dhe poezitë
o miku im, mik i gjithkujt
që rrezatoje vetëm dritë.

Si mund të iket krejt kështu
më pyesin miqtë në Prishtinë
e Shkodër locja e përlotur
që sot ka humbë djalin e mirë.

Si mund të iket krejt kështu
pyesin të gjithë në këtë Vit të Ri
nuk shtyhet festa pa buzëqeshje
buzëqeshjen që na e sillje ti…

Kolec Traboini
31 dhjetor 2013