Shkrimtari Riza Lahi |
MINUTAT E FUNDIT TE SHKRIMTARIT RIZA LAHI NE KAFE LIBRARI “AGOLLI”
Samit Lako me profesion mjek në qytetin e Përmetit, është njeriu që piu kafen e fundit me shkrimtarin. Ai rrëfen eskluzivisht për “Koha Jone”, çastet e bukura të takimit të parë me Rizain, që u pasuan ndodhinë tragjike.Si u shua jeta në krahët e tij me fjalën e fundit: “Ndihmomë!”
-Mund të flisni për takimin
tuaj me shkrimtarin Riza Lahi në minutat e fundit të jetës së tij?
-E takoja për herë të parë,
më kish rekomanduar kryetari I shoqatës së shkrimtarëve të Përmetit Ligor
Shyti.Unë jam mjek, por takimi lidhej me botimin e librit tim”Historiku i
letërsisë së Përmetit”.Në orën 11.00 të 31 dhjetorit, u takuam tek kafja
“Librari Agolli”, unë porosita një caj, kurse Rizai një kafe.Më dha disa libra
për shkrimtarët e Përmetit dhe filloi të fliste për projektet që kishte për
vitin 2014.
Për një cast
vura re që ndryshoi zëri, po i trashej.Më pas vuri dorën në gjoks dhe tha me zë
të mekur.Kam dhimbje të madhe, më ndihmo.Kjo ishte fjala e fundit.
E mora e
shtriva, i hoqa xhaketën dhe në sekontë I vendosa një trinitrinë nën gjuhë.
Pastaj lajmërova urgjencën, që për hir të
sëvërtetës për shkak të trafikiut të kësaj dite, u vonua, qoftë në të ardhur,
ashtu edhe në të shkuar drejt spitalit.Megjithë sirenën e vazhdueshme, por edhe
klithmat e mia nga dritarja e ambulancës, ishte e pamundur të kaloje.
Kur mbrritën në urgjencë,
menjëherë iu bë goditja elektrike, por ishte e kotë.Shkrimtari Riza Lahi,
kishte ndërruar jetë.Duket një arrest kardiak, I ndërpreu jetën buzëqeshjen në
ditën e fundit të vitit 2013.
Kjo është një ditë e dhimbshme edhe për mua, ndërsa në kujtesë më mbetet
buzëqeshja dhe mirësia e këtij njeriu të mirë me botë të madhe.Në vesh më
kumbon edhe telefonata e fundit , që bëri me celularin e tij, zëri I tij I
dashur që më pyeti: Ku je, Samit, po të pres tek “Agolli”. A thua se më njihte
prej kohësh…
Fragment nga shkrimi i Zenepe Lukës
në gazetën
“Koha jonë”