Forough Farrokhzad |
Nga F Forughazd - “Fluturoi qielli nga cepi i velit tim”
Dy fjalë për poeteshën Forugh Farrokhazd
Kjo poeteshë brilante ka jetuar pak. Lindur në Teheran me 5 janar 1935, në familjen e një ushtaraku, ajo ka dhënë frymën e fundit në vitin 1967, më 13 shkurt, prej një aksidenti automobilistik vdekjeprurës. Farrokhazd , tok me Parvin E’tesamin dhe Simin Behbahamin konsiderohen poeteshat më të famëshme të Iranit. Forough Farrokhazd në krijimtarinë e saj poetike ka rrokur shumë nga fermenti social – politik i jetës iraniane në messhekullin e njëzetë. Pozitë e saja flasin me një gjuhë të drejpërdrejtë rreth dinamikës sociale të kohës, duke goditur fort aspekte të jetës private dhe politike në Iran , në periudhën kur po shënoheshin rritje të ndjeshme ekonomike si rezultat I shfrytëzimit intensive të naftës së vëndit dhe ndërhyrjes gjtihnjë e më të drejtëprejtë të shtetit në media dhe në jetën e përditëshme të iranianëve.
Historia e saj personale zë fill në kontekstin e konflikteve në mes të traditës dhe modernes në vëndin e saj të viteve 1930 – 1960. Poetesha lindi në një kohë kur gruaja iraniane shikohej si inferiore , si qënie që ka më pak kapacitete mendore dhe fizike sesa mashkulli dhe, për pasojë, nuk ia vlente të investohej në shkollimin e saj.
Si shumë vajza iraniane, atë e martuan jashtë dëshirës, në moshën 16 vjeçare ; u bë nënë shpejt. E zhgënjyer nga martesa me komikun shumë të duartrokitur Parviz Shapour; e zhgënjyer dhe nga qëndrimet nënvleftësuese në ambientet shoqërore, ajo i shprehu kundërshitë e veta hapur e në mënyrë provokuese; shpeshherë, si për shëmbëll, duke veshur rrobe të puthitura pas trupit sipas modës evropiane, kur shumica e grave të moshës së saj, mbanin perçe. Nisën ta shihnin si një e pakënaqur; jo vetëm nga nga normat shoqërore , por edhe nga ato fetare. Ajo po paraqiste hapur seksualitetin femëror dhe pavarësinë e saj. Pas tri vitesh martese, i shoqi e divorcoi. Djalin dyvjeçar , të cilit poetesha i kushtoi poemën “Një poemë për ty”, gjykata ia la të atit . Ajo e mori foshnjën e saj në vitin 1954.
Në vijmësi, Farrokhazd nisi një jetë tjetër – atë të intelektuales publike dhe poetes, duke protestuar në shtyp kundër qëndrimit të shoqërisë iraniane. Vëllimin e saj të parë poetik e ka botuar në Teheran, në vitin 1955 dh
e titullohet “Robina”. Vëllimi që pasoi të parin është “Muri dhe rebelimi”
Ajo çfar e dallon këtë grua të guximëshme si një zë modern në mes poetëve iranianë është mënyra thellësisht personale se si ajo i shpreh bindjet e veta politike, duke ooperuar me teknikat poetike të pionierëve iranianë, pararendës të saj. Ajo deklaronte : “Një nga privilegjet e punës së artistit është nevoja e nëndërgjegjes së tij për të luftuar dekadencën”
Poetesha në fjalë ka hyrë në historinë letrare të Iranit për katër arsye thelbësore.
Së pari ajo ka qënë e gjeneratës së parë të poetëve iranianë që përfaqësuan stilin e shtigjeve të hapura nga Nima Jushixh gjatë viteve 1920 (vdekur më 1957).
Së dyti, është e para grua moderne iraniane që ka dhënë sypatrëmbur skena nga ndjenjat më intime të gruas iraniane të gruas së perspektivës, si në poezinë “ Kam mëkatuar”, “Ora fluturoi nga dritarja” etj, gjë e cila konsiderohej e turpëshme. Së treti, ajo me tonet e freskëta që solli në poezinë bashkëkohore të vëndit të saj, me fuqi dhe në të njëtën kohë me finesë imagjinate ka portretizuar telashet e përditëshme të gruas. Së fundi, ajo ka shëndrruar veprën e saj poetike edhe në piktura e filma dokumentarë.Në vitin 1962, me skenarin e saj, u realizua filmi i njohur shumë dhe përtej kufijve të Iranit dhe kushtuar lebrozëve me titull “Shtëpia është e nxirë”.
Në periudhën e fundit të hovjes së saj artistike, Farrokhzad u angazhua gjërësisht në lëvizje politike për ndryshime të jetës shoqërore, sikurse edhe shumë artistë të tjerë të moshës së saj. Ajo kapërceu nga qëndrimet personale politike në ata shumë më të rrezikëshmet, siç ishte arena e tmerrshme e kritikës së regjimit autokratik të Pahlevive. Poetesha u vra . Ekzekutimi i saj u bë me një aksident të sajuar me makinë, organizuar nga shërbimi sekret i kohës, SAVAK, i cili kishte asgjësuar në atë formë edhe disa intelektualë dhe artistë të tjerë.
Njoftimi i vdekjes së poeteshës së shquar, është bërë si për një njeri të zakonëshme, rënë viktimë e një aksidenti të zakonshëm dhe u përcoll në banesën e fundit në mënyrë të zakonëshme.
Pas vdekjes së Farrokhazd, sigurisht edhe me interesimin e veçantë të të vëllait, Fereydoon (Feridunit), këngëtar, poet dhe politikan, është botuar poema e saj e fundit. Ajo konsiderohet si poema moderne e strukturuar më mirë e shkruar në farsisht. Poema quhet “ Le të besojmë në fillimin e stinës së ftohtë”.
Varreza e poeteshës ndodhet në Darban, Shemiran, Teheran . Mbi varrin e saj ndodhet e shtrisë një pllakë e madhe mermerime madhësinë e varrit. Atje janë gdhëndur me një kaligrafi të përsosur vargje.
Farrokhazd i përngjet një zogu që të ka mahnitur në mes të pyllit, ku ti ke shkruar për gjëra të tjera dhe ti, i harruar, rend pas atij.
Poetesha dhe veprimtarja e e vrullëshme për çështjen kombëtare në SHBA dhe që i përket brezit tim, Raimonda Moisiu, më nisi një ditë me email një poezi të trishtuar të mrekullueshme, siç duhet të jetë, e trishueshme, vetmia e emigrantëve shqiptarë. Poezia sikur qe shkruar jo me penë, por me qeliza të një zemre që me zi po mbledh forca për të vazhduar rrahjet e veta. Një përceptim i tillë i gjëndjes shpirtërore më kujtoi poeteshëm iraniane për të cilën flasim dhe me të cilën po jetoja ditë e natë intensivisht. E përgëzova Mondën që nuk e kisha parë asnjëherë dhe , për t’i treguar se konsideratat e mia për atë poezi ishin bërë pa asnjë lloj mëshire apo me ndonjë qelizë nga bota globale e lajkave, i nisa disa poezi të Forugh Farrokhazd, me të cilat ia kisha krahasuar me sinqeritet dhe duke tundur kryet i menduar krijesën e saj të përmbytur në trishtim..
Reagimi i poeteshës së trishtuar dhe nga malli për çdo gjë nga atdheu, qe i vrullshëm dhe brënda një nate. Ajo i kish hedhur poezitë e Farrokhzad në internet dhe, menjëherë …”viktimat” e para të këtij zogu të paparë mes shqiptarëve . Nisën të binin në dashuri njëri pas tjetrit bashkatdhetarë të mi, qejfllinj të vebsajdeve…
Sigurisht, për të arritur në këto standarte, poetesha iraniane , përveç talentit të padiskutueshëm, përveç faktit që është e bijë e një populli i cili, qënga lypsi, hamalli, bujku e deri te politikanët dijnë me mijra poezi poërmendësh; që ka lindur në një atdhe ku ka klube të traditës në të cilët, në vënd të këngëve me një gotë birrë pa alkool përpara klientët shijojnë një recitues me pagesë nga pronari i lokalit; që është “ ndërlidhësja” më e spikatur në Iran në mes të poezisë klasike dhe asaj moderne pra, përveç këtj trampolini të lakmueshëm, ajo ka edhe të veçantën e saj. Ja se ç’shkruan poetesha që do të të rrëmbejë, i dashur lexues, siç mund të ta rrëmbejë një geisha japoneze e bukur,e ylltë, e mjerë dhe që nuk ka për t’u martuar e për t\u bërë nënë kurr .
“Unë e respektoj poezinë ashtu siç e respektojnë fetarët fenë e tyre…
Unë besoj në të qenët poet në të gjith çastet e jetës. Të qënët poet do të thotë të jesh njerëzor. Unë njoh disa poetë, sjellja e përditëshme e të cilëve nuk ka të bëjë fare me poezitë e tyre. Me fjalë të tjera, ata janë poetë vetëm kur janë duke shkruar poezi. Kur ngrihen nga tavolina, ata kthehen në njerëz makutë, të lëkundshëm, tiranikë, dritëshkurtër , të ndyrë dhe ziliqarë. Në rregull, por unë nuk mund t’u besoj më poezive të tyre. Unë e vlerësoj shumë realitetin e jetës dhe, kur I shikoj këta zotërinj duke u mbërthyer me grushte apo duke buçitur për pretendime, poezitë apo essetë e tyre mua më duken të neveritshëm dhe, kam dyshime në ndershmërinë e tyre. Po flas për veten time. Ata ndoshta edhe për nje piatë pilaf janë gati të bërtasin në kupë të qiellit.”
Poetesha që po paraqesim , në atdheun e saj, ka, krahas adhuruesëve të pafund, edhe njerëz që i ndruhen artit të poeteshës së vdekur, siç i ruhet ngucjeve të hireve të një vajze një prift që nuk u martua kurr . Kjo kategori nga populli, deti poetik i të cilit lag gjith brigjet e botës me klasikët e tij, sigurisht aspak nga motive artistike, ata nuk para kanë dëshirë që emri I bijës së Iranit e poezia e saj tok më të, të valavitet në lartësirat që meriton.
Ama, edhe diçka tjetër është e sigurtë. Në këtë kategori, nuk hyn qoftë edhe një vajzë apo grua iraniane; që nga Teherani, e deri në fshatrat më të largët të këtij vëndi që prodhon poetë papushim që sot e pesë mijë vjet më parë.
Gratë dhe vajzat në Iran e dashurojnë çmëndurisht…
RIZA LAHI
ESHTE NJE RRUGINE...
Në atë rruginë, djemtë që kam ndeshur në jetë
ende
sillen
sillen më kot me flokët e pakrehur si më parë
me qafat e holla dhe këmbët me kokalla;
ende mendojnë për buzëqeshjen e pafaj të një vajze të vogël
të cilën
një natë
e mori era me vete.
Është një rruginë …
Atje,
atje ma vodhën zemrën time nga kalldrëmet e fëmijërisë.
Unë njoh një zanë të vogël e të trishtuar
që jeton mes oqeanit
dhe gjithmonë kaq ëmbël
e luan zemrën e saj
në një fyell magjik…
Një zanë të voglë e të trishtuar
që vdes nga një e puthur natë për natë
dhe zgjohet në agim
sërish
nga një e puthur.
DO VIJË DHE VDEKJA IME
Vdekja ime është nisur, do arrijë një ditë
Mbase është ditë pranvere - dritë e dashuri
Mbase do jetë ditë dimri me tymra, të ftohtë,
Mbase boshësirë vjeshte pa hare, nuk e di.
Vdekja ime është nisur, do të arrijë një ditë
Gjysëm helm, gjysëm e ëmblë, siç qenë ditët e mia
Mbase do jetë ditë e zgavërt si një ngjarje e shkuar
Mbase nga ato që prisja do të jetë një gjysëmhije…
…Në sallonin gjysmëerrët – sytë e mi të mekur
Zbehur dy faqet e mia si e zbehtë mermeri
Papritur – gjumi po nis, më rrëshqet nga qepallat
Kujet, të qarat me gulç, po stepen menjëherë
Duart e mia nga tabuti po shkojnë te fletorja
Duart e mia me kujdes i mban një magjistare
Gishtrinjtë si qirinj shtërngojnë poezi
Si lulet të përgjakura që digjen nëpër zjarre
Krahët tani toka hapë që të më marrë brënda
Tabutin kanë ardhë ngado t’ia vënë një dorë
Po, mes varreve, në mesnatë, vallë , ata që desha
Me tufa trëndafilash, a do më vijnë te vorri?