SHQIPËRIME - Riza Lahi


SHQIPËRIME NGA RIZA LAHI


VIKTOR HYGO


DERVISHI

Në ballë të  grupit të vogël të arnautëve,
Shkonte Aliu Pashai me ballin nëpër  re,
Gjithë populli përqark nderonte i tmerruar,
Përgjunjur dhe  kryet përkulur gjer në dhe.

Befas nga turma u ndje: “Ej,Ali Pasha, më prit!”
Një dervish mjekërbardhë, sy të pafrikëshëm te balli
Përpara i dolli të ashprit Ali Pashë Arnautit
Dhe kalin pullali ia mbërtheu për kapistalli.

S’ta  kam frikën  as ty, as të ndyrës thikës tënde
O i dërguar i shejtanit, tiran, mizor  e  qen,
Para këtyre t’ përulurve e trimave tuaj të çartur
Vdes sot, por kush je ti, jam unë që  do ta them!

Pallatin e ke ngritur me eshtra të bluara e gjak,
Veç ti me dorën tënde sa ke vrarë, o gjakatar!
 I ke vënë thikën një popullit, por s’e di ore lugat,
Se këtu pranë të është hapur e po të pret  një varr.

Shpata jote njerëzve u  shkon si kosë mbi bar...
Por shpirti do të dalë ndër
çengela zinxhirësh,
Vetë Allahu i madh do të të varë, ore kusar,
Mu në  pemë të segjinit plot me shpirtra qafirësh. 
 
As paratë, as dredhitë, topat, flota,  kalatë,
Asgjë, o shpirtkatran nuk do të bëjë derman,
Për jetë  fantazma jote do të tmerrojë dynjanë,
Jot ëmë përse të lindi shtatë herë është bërë pishman.

Çifut  e faqezi, nxirre  thikën nga mylli.
Në gjoks  ma ngul, s’ta kam frikën me sua e xhins,
Kur të më dalë shpirt , në vënd të grahmës së fundit,
Një pështymë do të  ta hedh në surrat , o përbindësh.

“A ke më për të sharë, o dervish?” – pyeti Pashai
“S’kam më,jo! Tani ma ngul thikën në gjoks, o shëmtirë!”
Aliu ra thellë në të thella... buzëqeshi... edhe dervishit
I dhuroi qyrkun e vet stolisur në xhevahirë
Dhe i tha lamtumirë.

FRAGMENT NGA HYMNI KOMBËTAR I TURQISË

Shkruajtur nga Mehmet Akif, i cili e ka patur nënën shqiptare

Mos u trëmb!
Nëpër agime
Flamuri i kuq do valavitet përmbi ne
Gjer oxhaku i fundit turk
Të nxjerrë tym!
Të nxjerrë tym nëpër Atdhe.

Ylli yt nëpër pala
I përflakur
Do flutrojë me shkëlqim
Se ka rënë që nga qielli
Dhe ka dalë
Që nga gjoksi i popullit tim.

O, moj hënë! Buzëqeshi popullit tim
Në këtë dhunë
Ashpërsi dhe duman
Mos u frikëso, moj hënë
Hënë e bukur
Se jam unë
 Që për ty bëhem kurban.


Populli im! Gjakun që po derdh ma bëj hallall
Veç atë ditë
Kur unë ty të bëj sovran
Edhe eshtrën
Që nga gjoksi im do t’a shkul
Për betejë
Që t’a tund si jatagan


Shqipëroi RIZA LAHI   - 1)

SHËNIM -  R.Lahi është shqipëruesi I poezive të zgjedhura të Xhelaludin Rumiut, Furgh Forughazd, I bestsellerit irlandez Frensis Ledvig dhe I dy vëllimeve me poezi për fëmijë të zgjedhura nga vëndet anglishtfolëse.


POEZI  PËR FËMIJËTË PËRZGJEDHURA NGA VËNDE ANGLISHTFOLËSE

HENRI UADSUORTH LONGFELLOU 


             FËMIJË…

 Fëmijë , jakëni te xhaxhi…
I pikasa sa cicëritën
Dhe brengat që më mundonin
Me cicërima m’I gremisën

Hapni dritaret e lindjes
Që me diellin hahen syshë…
…Shpirti – prrua mëngjesor
plot me brofje dallëndyshesh,

gjoksi plot me zogje e rreze
mendimet – bef pranveror…
…Oh, tek unë fryn erë vjeshte
edhe virgjër bie borë.

Po , si do të dukej bota
Po mos rriste fëmijë askush?
Do t’I frikeshim shkretëtirës
Më të sterrtë se terri pus.

Gjethet, sic ia mbledhin pyllit
Dritën ajrin, jetën vetë,
Sic bëhen të bukur drutet
Në pemën me rrënjë e degë

kështu janë për ju  fëmijët…
Vec mes tyre, s’keni parë
sa e bukur që është jeta?
Ndryshe krejt nga botë e arit.

Çilimij, jakëni te xhaxhi
E në vesh I cicëritni:
Ç’këndojnë gjethet dhe era
Ç’fëshfërijnë rrezet e diellit.

Opo , Ç’janë shpikjet tona?
Ç’është mëncuri e penës
Para brofjes maj të fëmijëve
Para syve dheleëmbël?

Oh, ju jeni më të bukurit
Nga balladat më në zë…
Jeni poemat e gjalla
Dhe…poemat që s’janë më.



    OGDEN NASH

MËNGJES DIMRI

Dimri I bardhë, si regjisor
I bën cungjet burra bore
I bën shtëpitë si revani
Mbi liqen sheqeri rri.

Kur bie borë, dal përjashta
Kokën ngrë dhe gojën hap
Dhe me gjuhë, duke qeshur
Flokëza dëbore kap.

Po nuk kam pikën e qefit
Kur dëbora bëhet llucë
Dhe me topa bore s’lozet
Edhe ujë bëhen këpucët.


ËNDËRRA TË ËMBLA

E dini? Unë kam
Dëshirë kaq shumë
Ta shoh një herë
Se si vjen gjumi

Ne sytë hapur yjet
Numuroj nëpër terr
Po Ai, se nga vjen
E papritur më merr.

Nja një milion herë
Kam ndenjur syhapur
Që gjumin ta kap
Po prap s’e kam kapur.

Po …sonte dy sytë
Do t’I hap shumë, shumë
Patjetër ta shoh
Kur të vijë gjumi
               gjumi
                      gjuumiii
                             gjuuuuumiiiii.



XHOE HILL
Amerikan ( 1879 – 1915)



            DËSHIRA IME E FUNDIT

Rënkimet ne si fis s’I duruam tër jetën
“Mbi shkëmbejt e shqiponjës dot nuk ngjitet këneta”
Po pres vdekjen I qetë, po pres vdekjen e bukur
Dhe me dëshirën time përjetë të palëkundur

Do doja veÇ një gjë… sikur të ish e mundur
Trupi im të kthehej në shpuzë, hi e pluhur
E ta rrëmbejë puhia, si re e bardhë, e madhe
E luleve ngado t’ua hedhë nëpër livadhe.

Nga trupi im lulet të ngjyrosen menjëherë
Dhe në ngicën e dimrit të shpalosin pranverë…
O njerëz, petaleve, përherë, prill pas prilli
Është ai që aq shumë u deshi
                         I juaji, Xhoe Hilli.

Shënim – Kjo poezi është shkruajtur në burg, me 18.11.1915, një natë përpara se mbi poetin 36 vjeÇar
                  të ekzekutohej vendimi “Me vdekje”.

1 comment:

  1. ishte nje kenaqesi per mua dhe shqipetaret e tjere qe ndodhen ne Edirne, qe na u dha mundesia te prezantohemi me personaitete te shquar si Riza Liha , Astrit jaupi dhe te tjere, te cilet kishin ardhur me ansamblene folklorike shqipetare, me rashtin e festes se 23 prillit, sovraniteti kombetar dhe dita e femijeve. i pergezoj nga zemra per kontributet e dhena ne grupin folklorik te cilet dhane nje shfaqje te mrekullueshme ne qytetin Edirne. i falenderoj perzemerisht te gjithe organizatoret dhe kontribuesit. gafur hoxha. sekretar i shqates Balkan-Der ne Edirne.

    ReplyDelete