RIZA LAHI PUBLICISTIKË
MES KRYEQYTETIT DHE
RRËZËDAJTIT
KU MIGJENI DO
TË KISH GRISUR
PËR TARISHKRUAR NGA E PARA
“POEMËN E
MJERIMIT”
Janë 406 frymë njerëzore të “kycura”
në 44 familjet që banojnë këtu , në
“Shkozë”, në kushtet më mizerabël që mund të përfytyrojë mëndja e një fëmije
kryeqyteti 16 – 17 vjec a një politikani aktual, po se po.
“Ka dy ditë që nuk më zë gjumi! Të kam mik të vjetër! Eja me mua të shikosh se ku
banojnë rromët. Nuk kanë drita tash 13 vjet. Fëmijët nuk shikojnë asgjë në
televizor.e kupton, pa drita! Si në kohën e shpellave”.
Këta pamje, që, ja , po I
japim në reportazh por edhe me foto të drejtpërdrejta, njëqindpërqind nuk do
t’i kisha parë kurrë apo do të më dukeshin egzagjerime sikur të më tregonte
njeri, po të mos ishte, sic cituam më lart,
këmbëngulja e rromit veteran, aktivistit të shquar të të drejtave
njerëzore, Gurali Mejdanit.
Kafshatë që s’kapërdihet asht or vëlla
mjerimi
Kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze
trishtimi
Kur shef fytyra të zbehta edhe sy të
jeshilta
Që të shikojnë si hije dhe shtrijën
duert e mpita
Tanimë “Uzinës Traktori”
vetëm I ka mbetur emri dhe , sigurisht, karabinaja e ndërtesës së saj që I
ngjan ngrehinave parahistorike me mure të ngrëna dhe ku kanë hyrë e po
shplodhen njerëz. Atje janë vendosur familje që kanë lënë vëndlindejet e tyre
dhe I janë dyndur kryeqytetit të shqiptarëve ; sigurisht, edhe me “berihaj” se
u bë deti kos, edhe se punonin në mënyrë shnjerëzore në fshat dhe nuk ua blinte
njeri prodhimin apo, edhe në ua blinte më së fundi ndonjë “firmë”, nga këta
gjakpirësit e rinj, - me cmimet nga më të ultat.
Lexuesit besoj e dinë që në zona të thella
fshatare te ne këtu në Shqipëri, mund të blesh një kokakola me qumësht vetëm me
300 lekë të vjetra,sa bën një gazetë a, më sakt, mund të ndërrosh katër shishe
të tilla me qumësht të paskremuar, me një të vetme me kokakola, që, sic dihet ,
ka essence, sheqer dhe ujë.
Po romët , për të cilët kemi
ardhur sot me presidentin e tyre Guraliun dhe me aktivistine shoqatës së tij, Esat Jashari, pse kanë ikur
nga banesat e tyre të mëparëshme? Cfar është ky ngulmim I ri rromësh, por jo
asish që shtegëtojnë me cadra?
Këta frymë njerëzish janë
viktima reale, që po I vuajnë më shumë se askush tjetë prej botës së të
gjallëve, tmerret e marsit 97; të kohës kur, megjithse atdheu ynë kishte
thuajse këtë staf politikanësh profesionistë tanimë, jeta e njeriut shkonte si
pa gjë të keq. Kishte djema të rinj që merrnin “nishan” një kalimtar që ecte
larg, grupe qe plackitnin me maska, përdhunime vajzash e nisje e tyre për
prostitucion…
Në këtë tabllo ku njerëzit më
të pambrojtur ishin rromët, ja, morën rrugën grupe grupe dhe, u vendosën atje
ku nuk vendosej askush. Në lëndinën plot plehra , gjëmba dhe gurë të oborrit të
“Uzinës traktori”, tokë që nuk I kishte shkuar askujt në mënd që të vendoste
një tabelë “Është e imja!”. Aty u vendosën rromët paqësorë që banonin më parë
në Rogozhinë, Fier apo Peqini, por edhe…edhe nga Tirana, pikërisht nga Tirana,
nga “Bregu I lumit”.
“Breglumësit” janë larguar se
u “kishte dalë pronari I tokave” dhe, fillpas rruspave, ata, ja, morën placket
dhe u vendosen ne ambientet e Uzinës së Traktorëve, rrethuar me plehra dhe, pas
plehrave, pas mureve të kësaj hapsire - me shtëpi e vila të reja.
Pika më e lartë ku banojnë këta qyqarë është një
shtyllë ku rri një transformator. Puna e
tij ndjehet natën aq, sa të prishë gjumin e dikujt që është I sëmurë a
paksa I sëmurë nga nervat. Mirëpo, që të udhëtojë pare paksa metro kablloja qënga tranfrormatori deri në
kasollet e mbuluara me katërma me ndonjë kapërton rrote a gur a dicka tjetër e
rëndë përsipër, ka një problem. Duhet nënshkruar kontrata që përkthehet, secila
nga këto familje të paguajë 240 mijë lekë të vjetra si fillim dhe, mandej, sipas
faturave. Mirëpo këta fakirë nuk kanë ; janë ku thëret qahmeti.
Që të gjithë që intervistuam
dhe sa pamë me kujdes, jetojnë duke kruar kazanat e plehrave…
Xhuma Ibrahimi , një grua me sy përpirës,
megjithese plakë tanimë, si më prezantoi me njërin nga 6 fëmijët e saj, 18
vjec, më tha se ai ka turp të dalë e të kërkojë për kanoce dhe, kështu, I
ngelej asaj barra që të ushqente shtëpinë me bukë.
“ Sa ke fituar sot, moj
Xhuma?”
“ “Nona ka fituar 5000 lekë
me të cilat kam blerë dy bukë, një kile e gjysëm fasule dhe një paketë cingare,
se u mplak nona tani, dhe nuk mund të rri pa cingare. Nuk kam vaj të gatuaj
fasulet, qafsha fëmijët!”
Unë u kujtova të nxjerr
paketën time dhe, papërjashtim që të gjithë, përfshirë edhe fare të
rinjtë, e morën dhe e ndezën nga një
“megjithse na takon ne me të dhanë cigare se na ke ardhur mysafir”
“ Xhumaja ka qënë ylli I
bukurisë kur ka qënë e re” mërmërin në veshin tim Guraliu që e fton gruan me
sytë përpirës që të na shoqërojë deri te makina. Në rininë e tyre ata kanë qënë
miq, por, mbase me dëshirën e të dyve,
asgjë më tej….
Xhumaja më tregoi me gisht
bijën e saj të sëmurë. Ajo rri ulur në cepin e kasolles dhe vështron me përmallim grupin e rromëve që
e lejojnë njëritjerin të flasin me rradhë. E ëma e ka kaluar ndër komisione
bijën 13 vjecare dhe shteti I ka lidhur një ndihmë financiare mujore prej 80
mijë lekësh të vjetra. “Jojo, nuk I ka paguar nona
askujt bakshish. Ma ka dhonë
qeveria ndihmën për vajzën, iu boftë nona kurban”
Më bëhet qejfi shumë që shikoj
takoj nga rastet e pakta që mjektët nuk përfliten për bashkishe, megjithse, jo
pak nga sëra e tyre, I janë përveshur prej viteve politikës.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore
Nëpër skaje t’ errta, bashkë me qej, mij, mica
Mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
Lakuriqen mishnat, si zhangë;
të verdhë e pisa
….Dhe aty zajnë fillin të
marrët, shërbëtorët dhe lypsat
Që nesër do të linden me na I
mbushë rrugët
Hyqmet
Rrustemi , tanimë 46 vjecar, ky që na jep informacionet lemerisëse se si jetojnë
pa drita këta njerëz tash kaq dimra që në nëntëdhjeteshatën ( ?Por, shyqyr prej
zotit, ujë kena!”) ka njëmbëdhjetë fëmijë, më të madhin 22 vjec dhe më të
voglin dy vjec.
Esat
Sula ka 12 fëmijë dhe është 53 vjec. I ka nga një bark , që nga më I madhi që
është 33 vjecar deri te I vogli 8 vjec.
Ky
ngulmim relativisht I ri është ndihmuar nga një fondacion britanik në fillim
për t’ua hapur rrugën, si edhe nga një kishë babptiste që u ka sjellë ushqime e
veshmbathje kohë pas kohe, por, “Ka gjashtë muaj, nuk na ka pru asgja”. Njëra
nga aktivistet e kësaj kishe është familiare shumë për këtë njerëz. Ajo quhet
Maria dhe të gjithë e duan pa masë ; ata I ka marrë shumë malli për Marine e
mirë, e cila ka gjashtë muaj që nuk e kanë parë.
Rromët këtu janë ndihmuar
edhe nga një tjetër shoqatë bamirëse sic është “Kujdei ër jetimët”.
Vitin që kaloi, me 16 shtator
2008, nga një qiri kanë marrë flakë 15 kasolle njërapstjetrës. Ndërhyrja e
zjarrfikseve ka qënë vendimtare dhe energjike dhe këta varfanjakë i kujtojnë me
respect ekipazhet zjarrfikse, si edhe ndihmën që u ka dhënë Kryqi I Kuq
Shqiptar.
Elena Seriani, një rrome e
bukur dhe e re, ka në ngarkim katër fëmijë me bashkëshortin që ka tre vite I
divorcuar nga ajo dhe, kushedi se në cfar kasolleje flë me bashkëshorten e re.
Popo, në Shqipëri ndodhet bashkëshorti I Elenës, por “jojo, nuk më ndihmon
asgjë për fëmiëjt e tij”. Plot përmallim dhe duke perënduar sytë, gruaja
numuron me kujdes emrat dhe moshën e fëmijëve të saj që, sit ë gjithë tjerët,
ushqehen nga mbeturinat e qejfllinjve të pijeve që përmbajnë kanocet. Ajo ka
Sonelën 12 vjece, Edmondin 11, Sherinën 9 dhe Orgitun e vogël 5 vjecar.Edhe
fëmijët e Elenës, si edhe të tjerët, nuk kanë asnjë gjasë të shikojnë kukulla
në televizor, sic shikojnë fëmjët e gjith rruzullit, përfshirë, me siguri, edhe
fëmijët afrikanë.
Kasollet kanë nga një të
ndarë në mes ku flenë të gjithë në tokë dhe kokëmëkokë.
Pak ushqim shpirëror
Mes rromëve – ja një burrë me
mjekër të bardhë shumë, me fytyrë të ëmbël dhe me zë të mëndafshët. Ky quhet Estref Rrustemi dhe u
prezantua si hoxha I këtij komuniteti. “Ja, urdhëroni dhe shikojeni xhaminë”,
na fton ai dhe ne, megjithse nuk shikojmë minaret askund vazhdojmë pas tij. Na
drejton për në kasollene tij që e ka me
dy të ndara. Njëra është xhamia dhe tjetra banesa e rregulluar pastër mes asaj
varfërie e hoxhes vullnetar. Në këtë objket kulti vijnë e fallen rromët dhe
hoxha u qanë hallin duke u dhënë shpresë nga zoti, u jep këshilla dhe u thotë
fjalë të mira e të ëmbla shpresëdhënëse.
Në xhaminë kishte disa sixhade të bukura, sigurisht të
dhuruara dhe ndonjë sure arabisht. Hoxha, ndërkohë, ka veshur pelerinën e tij
të bardhë borë dhe nis të bëjë një falje, gjatë së cilës e shoqëron Esat
Jashari që ka ardhur me ne, I cili është vëllai I këngëtares Marjeta. Marjetën
e ka shtypur makina para disa ditësh. Këngëtari Esat ka probleme se nuk ka
dasma në këtë sezon; ai rron me këngët e
tija, duke martuar cifte me zërin e tij. Ai ka në ngarkim tanimë edhe fëmiëjt e
së ndjerës.
“Këtu kanë ardhur dhe janë falur edhe nga
India, edhe nga Franca” thotë hoxha që I dhuron mysafirëve nga një kuran, prej
etazhesë ku ndodhen disa syresh.
“ Ah, vetëm të
kemi një xhami me mindare, por, ani, ja, këtu jashtë flë unë”, thotë hoxha me
zërin e butë dhe tregon karrocë ngjitur me derën e xhamisë. “Me këtë unë mbledh
kanoce e jetoj, elhamdërlah!”
Hoxha
është I divorcuar prej vitesh dhe të shtatë fëmijët nuk I ka me vete në këtë ambjent të tmerrshëm
për të jetuar.
Në të
larguar, ai më mer mënjanë dhe më lutet të shkruaj edhe për një grua. Ajo jeton
e vetme, fëmijët e saja – edhe ajo e divorcuar – rrojnë gjetkë. Gruaja quhet
Fatime Xhambazi dhe , ua, paska qënë gruaja e dikurëshme e hoxhës. “Është shumë
njeri I mirë dhe grua shumë e mirë dhe
vjen e ma bën nga një vizitë këtu, te kjo dhoma ime, elhamdërlah, “,
thotë hoxha duke më parë me përgjërim.
Pak dritë! Pak
dritë! Pak dritë, o shok, o vlla
Të lutem, pak
dritë në këtë natë, kur shpirti vuen…
Le të
bëjmë një llogari të thejshtë, pa shpirt, vetëm me laps. Aktualisht NISH
Elektriku nuk vjel asgjë nga këto familje. Asqë mund të ndodhë që këta njerëz
të paguajnë, secili kesh në dorë, sic e duan rregullat, 220 dollarë, që të
nëshkruajnë secili kryefamiliar kontratën. Mirëpo, secili nga rromët na tha se
ishin gati të bënin cfardo sacrifice që të paguanin dritat për fëmiëjt e tyre e
për vete. “ Kush nuk I paguan dritat, le t’ia presë shteti menjëherë. Por, ne
nuk kemi, nona të keqen, që të paguajmë aq lekë menjëherë”, përsëritë Xhumaja, duke na përcjellë gjer te makina
jonë.Pra, NISH Elektriku, mendojmë, t’ua racionojë pagesën me këste , atë të
kontratës, e të shesë korent te këta mjeranë
se nuk u bë nami.
Kurse,
ja, këta rromë, duan ta pagujanë, e të mos lënë fëmijët si fëmijët e kohës së
Poemës së Mjerimit apo, më tej…Gjithandej është vjedhur qa korent, …
T’u
jepet një alternativë; ka sa të duash, se sa të dëshërojnë për natë e për ditë
energjinë elektrike, ndërsa dëgjjnë papushim zhurmën e gjeneratorit që sikur
tallet me ëndërrën e tyre për dritë.
Pse
kjo pashpirtësi, xhanëm! Kushdo nga ndërkombëtarët në Shqipëri, e cila po ka
kaq suksese në inkludimin ndër forume ndërkombëtare, do të shqyente sytë sikur
ta merrte vesh se janë rreth 250 fëmjë
që jetojnë vetëm me dritën e natyrës dhe nuk kanë mundësi të ndjekin
asnjë informacion nga mediat massive. Dhe që jetojnë në banesa ku fryne e fryne
nga të katër anët. Shyqyr që nuk ra borë sivjet dhe qe dimri I butë, por, sikur
ky ngulmim të ishte në ndonjë pikë malore të atdheut, me siguri kushedi se sa
kuje do të ishin dëgjuar mëngjeseve të ftohta, sikurse te “Bukuria që vret” e
Migjenit, këngëtarit të mjerimit të popullit të tij.
Ja,
shikoni në këtë foto një kryefamiliar, nga të gjithë ata që banojnë këtu, rrëzë
Dajtit. Me kësi karrocash janë të paisur të gjithë. Vetëm kanoce mbledhin,
sikurs e ky zotëri I trishtuar që asqë I bëhet të shikojë në sy kameran e
presidentit të tyre Gurali
Mejdani
që kishte dy netë pa fjetur I mërzitur për cfar kish parë këtu dhe që, ja, u
përpoqëm ta përshkruanim edhe ne
Jua
merr mëndja se do të paguajë ndonjëherë kesh në dorë 250 mijë lekë ky
përfaqësues më tipi I kryefamiliarëve të kësaj getoje? Kjo Është alernativa.
Ose 250 mijë lekë kesh në dorë, ose, terr që nga viti I tmerrshëm I marsit
1997. Vërtetë, asnjë alternativë tjetër,
zotërinj burokratë?
RIZA LAHI
botuar ne gazetën Tirana Observer, 17 mars
2009
ZVARRË
NËPËR MINA DHE NËN RREZEN E SNAJPERËVE SERBË
Batalionit special të ushtrisë
Në aktet spektakolare të trimërisë së luftëtarëve të UCK së, të pilotëve
NATOs; në detin e madh të rezistencës popullore kosovare dhe të solidaritetit
mahnitës së shqiptarëve anembanë e në Shtetin Amë, ne kemi vendosur ta ndalim
kamerën tonë në një detal. Në një detal të kësaj tabloje që tronditi dhe
përqëndroi mediat e tër rruzullit për mbi tri muaj.
Në një ngjarje të ndodhur në një
pasdreke të dieleje. Një të dieleje fundmaji.
Në mes të një grupi prej 52 ushtarakësh të ushtrisë së rregullt të
shtetit shqiptar.
Stofistikimi i djemëve shqiptarë të nisur qysh në drekën përvëluese për të përfunduar në pragterr, nuk ka dhe aq
lidhje me teknollogjinë elektronike të përdorur por drejtpërdrejtë me me atë muskul që quhet
"zemër".
Vetëm me atë.
Konkluzionin e teoricienit
prusian Klauzeviç të prioritetit të
njeriut ndaj teknikës, të faktorëve moralë mbi ata materialë, e vërtetuan në
mënyrë brilante ky grup i vogël ushtarakësh shqiptar.
* * *
Në ditarin e " Batalionit
special" lexojmë të jenë
falënderuar nga komandanti i tij, Hysen Ymeraj
përpara të gjithëve të rreshtuar
në mëngjesin e datës 31 maj 1999, një grup aspak i vogël ushtarakësh.
Jemi në njërën nga pikat më
ekstreme të verilindjes së Republikës.
Jemi në një zonë që përfshihet
brënda rrezes teknike të qitjes së
artilerisë e madje edhe të snajperëve serbë. Avjonët e NATO s fluturojnë
përditë.
Maqina luftarake sërbe ndeshet
përditë e përnatë me luftëtarët e stërvitur dhe të armatosur gjithsesi të Kosovës së xhindosur për liri.
Është piku u konfliktit mes NATO dhe Beogradit.
Ja emrat e lexuar para rreshtit
nga kryeramboja Hysen Ymeraj , disa orë para se të vinin të mahnitur tek ata
një grup personalitetesh të huaj të shërbimeve sekrete dhe një ditë pas asaj të diele dinake dhe
luanesheje.
Major Maksim Jaupi
Resul Fidani ( 33 )
Durim
Ymeri ( 27 )
Leonard
Demiri ( 23 )
Meviol
Bilo ( 25 )
Astrit
Lila ( 23 )
Veç këtyre:
Kapiten
Lavdërim Oshafi ( 33 )
Astrit Basha ( 27 )
Besim Bregu ( 30 )
Blenard Hebibasi ( 22 )
Dritan
Oboni ( 22 )
Shëptim
Alia ( 35 )
Si edhe :
Agron
Murati ( 23 )
Skënder
Hidri ( 22 )
Agron
Bami ( 24 )
BATALJONI SPECIAL
Është një nga formacionet e forcave tona të
krijuar pas shpartallimit të ushtrisë në marsin e nëmur të '97 ës. Ai përbëhet
nga djem nga më të zgjedhurit, të cilët plotësojnë veç kërkesave normale që
duhet të kenë këmbësorët shqiptarë, edhe disa të tjerave. Krejt speciale. Që
kanë të bëjnë me mundësitë e rezistencës mbinjerëzore që duhet të manifestojnë
organizmat dhe përgatitje e secilit prej tyre.
Ata ngjajnë
deri në një farë mase me standartet më të larta që kanë patur tradicionalisht
formacionet e zbuluesëve të ushtrisë, por tanimë, bëhet fjalë për standartet më
të përparuara të këtyre formacioneve në kushtet e NATOs.
Një nga
testet që kapërcejnë djemtë e këtij batalioni, ta zëmë, është ai i
"mbijetesës" . Komandoja duhet të gjejë mënyra për të mbijetuar duke
qënë një javë larg çdo qëndre të banuar, banese të vetmuar apo stani e rruge (
2 km ) dhe, një thyerje e këtij rregulli i kushton atij tepër rëndë, përfshirë
edhe kushteve të një burgimi të krahasueshëm me një burg të armikut që ka
mundur të mbërthejë të gjallë një zbulues komando dhe që nuk do të dijë për
asnjë "rregull lufte". Në të këtilla kushte të
"mbijetesës", komandoja, pjestari i këtij batalioni që po testohet,
sigurisht që është i lumtur të pijë gjakun e një breshke apo të hajë mishin e
saj. Apo të pjekë në prushin e maskuar një gjarpër...
Një "rambo" shqiptar sigurisht që
duhet të jetë qitës që të mos i gabojë dora në asnjë rrethanë. Por ai duhet t'i
dojë edhe shokët me shpirt dhe jo vetëm thjesht për sentimentalizëm. Rrethanat
e veprimeve të tyre që janë gjithmonë në ndeshje me kundërshtarë të kualifikuar
dhe, përballimi i tyre kërkon detyrimisht një solidaritet të këtillë
vëllazëror. E pra, ne kemi parë të demontsrojnë djemtë e këtij batalioni edhe
një ushtrim që dikujt mund t'i duket jashtë imagjinatës. Kështu...Secili
komando i këtij batalioni mund të shtijë me disa plumba pistolete rrjesht, duke
e parë tabelën e vënë mbi shpatullat e shokut të tij dhe të rrethuar nga krahët
e dy shokëve të tjerë që nga poshtë shalët e veta.
Secili
komando i këtij batalioni duhet të jetë në gjndje në çdo çast të përballojë
maratonën disa kilometërshe mbërthyer me pajime të rënda dhe , kuptohet, të
jetë një sambist i shkëlqyer dhe mjeshtër i maskimit e luftimit trup me trup.
Testet për të marrë pjesë në këtë grup elitar të
ushtrisë, i kishin kapërcyer deri atë fillim viti të '99 ës edhe djem 18 - 20
vjeçarë.
Pikërisht, ky
batalion i stërvitur edhe nga instruktorë të NATO s dhe gjithnjë me në
krye "Komandant Hysenin", mjeshtrin e pritave, të maskimit, të
sambos, grushtit, qitjes, me 11 prill 1999, u ndodh në një zonë prej 15
kilometrosh. Për ta ruajtur atë,për ta vëzhguar, për ta patrulluar apo edhe për
të kapur mundësisht ndonjë "gjuhë". Në zonën mes Qaf Prushit dhe Qaf
Luzhës.
Në zonën e
Kukësit.
Ballpërball me ushtarë, kufitarë, xhenjerë e
minavënës serbë.
Dhe nën
vështrimin e snajperëve të tyre.
BALLPËRBALL
Sapo erdhën
djemtë, me të dhjetë mjetet e tyre, të pesë çadrat dhe gjithë armatimin e
municionin, u vendosën tamam sikur të ishim në prapavijën e armikut.
Maskimi
ishte aq i përkryer, saqë, serbët arritën ta zbulonin vënddislokimin e tyre
vetëm pas 28 ditëve ndërsa Gjeneral Kudusi Lama, gjenerali që manaxhonte zonën
më sensibile të Shqipërisë së atyre ditëve, do të psherëtinte aq sa mund të
psherëtijë një tip i paepur si ai se " e ndjej veten më të fuqishëm, më të
sigurtë me ardhjen tuaj".
Sigurisht
që kryetrimi kuksian, jo vetëm që
krenohej për tërësinë e këtyre djemve - komando, por edhe për prezencën e
tiranasit që krenohet kurdoherë për origjinën e tij nga Luzati i Tepelenës,
Hysen Ymeraj me të cilin, nganjëherë, edhe bënin mundje në zyrën e
njëritjetrit.
" I
vetmi njeri që ia mbledh Kudusiut në këtë botë dhe të cilit ai i bindet si një
shënjti është nëna e tij...E vetmja mënyrë që përdorja për ta vënë poshtë atë,
ishin manovrat e sambos...Pa ata, ëhë, ai mbahet si ata barijtë e Korabit që
janë të pamposhtur...Një herë ne kemi bërë mundje me Kudusiun edhe në sy të
Gjeneralit Lesli Klark, mu në zyrën e Kudusiut ... ", qesh Hysen Ymeraj .
Përveç detyrave të stërngjeshura të përditëshme,
trupës i bëhej stërvitje edhe 5 orë stërvitje të programuar çdo dy ditë.
Në vijën e
kufirit, tok me shokët tanë, atje ka qënë edhe një ekip i vogël ushtarakësh
amerikanë i kryesuar nga Xhon Uokër, "një burr i mrekullueshëm,
shumë miqësor e i gjatë nja dy metro", me të cilin koordinoheshin
veprimet.
Si rastin
më interesant të bashkëveprimit të ushtrive tona në ata kushte dhe para asaj së
dieleje, për të cilën morëm spunton për të shkruar këta radhë, mund të
konsiderohet ai i një rasti të shkaktuar nga një provokacion i rëndë i
artilerisë sërbe. Ajo nisi të bombardonte një natë fshatin Kipinec dhe
artileria e divizionit tonë në Krumë nuk mund të përgjigjej në mënyrë të
menjëherëshme.
Atëbotë
amerikani Xhon Uokër, që tani ishte bërë një me specialët shqiptarë, njoftoi
menjëherë në bazën e Avianos ...Nuk kaluan të trembëdhjetë minutat tamam, dhe,
duke kaluar ultaz përmbi kokat e e
ushtarakëve të vëllazëruar, gjuajtës - bombarduesit e NATOS u sulën mbi grupin
e artilerisë sërbe e cila, qënga ai rrebesh predhash, nuk u bë e gjallë edhe
për pesëmbëdhjetë ditë të tjera më pas.
PROGATORI
Krismat e luftës tanimë ishin bërë pjesë e
çdo çasti të jetës së përditëshme të luftëtarëve të fshehur dhe me sytë katër
drejt kufirit. Thellë në shpirtin e secilit këndonte dëshira e fshehtë për t'u
ndeshur me shkelësit e mundëshëm serbë të atyre pesëmbëdhjetë
kilometrove.Mirëpo...Asgjë, përveç krismave të pandërprera...Kushedi se si
ndesheshin me pushtuesit e vëndit të tyre luftëtarët kosovarë që tanimë po
ndihmoheshin nga njëri njëzetekatër orsh në tjetrin prej pilotëve të NATOs.
Vall si ishin ata?
Sigurisht
si pilotët tanë; ndonjëri prej 52 komandove edhe kishte ndonjë kusho apo shok
të tij pilot. Por pilotët e ushtrisë shqiptare e kishin të ndaluar prerë të
merrnin pjesë në bombardime.
...Kushedi
se ç'bëhej më tej...Ja ku fluturonte ndonjë shpend i trëmbur. Nëpër vapën e
madhe, megjithatë, ndjeheshin edhe këngë zogjësh. Lum ata. Shikonin gjithëçka dhe, megjithëse çdo
krismë që ishte ambjentuar me veshëzit e tyre të vockël vinte nga një predhë ,
e cila mund të merrte jetë sa të duash prej atyre krijesave të brishta e që,
megjithatë, ohooo, edhe këndonin...
Ja ku kalonte si një shpend stërmadh, si të
vinte nga prehistoria, edhe një aeroplan. Ishte i vogël dhe fluturonte lart.
Fluturonte përditë. Me shpejtësi të
vogël, i qetë dhe sikur kishte frikë të kalonte më tej se vija e kufirit.
Serbët nuk
tentonin për ta rrëzuar .
Luftëtarët
e ushtrisë shqiptare që rrinin fshehur dhe palëvizur e pipëtitur, krenoheshin
me atë qënie që i përngjiste lodrave të fëmijërisë së tyre. Si një balonë
tabake, ajo kalonte lart - lart, pa nxjerrë tym e zhurmë, si balonat. Në vënd
të fillit të perit, vëçse, "ballona" kishte valë elektro magnetike ,
cepin e të cilve, e mbante jo fëmijëria , por një tru elektronik krahas disa
truve e zemrave të tendosura njerëzore në bazën e Avianos.
Ora 11.Tre njëzetetre vjeçarë po vëzhgonin
në pikën sekrete të vëzhgimit në “Malin
e Fushës", në lartësinë 734 metro mbi nivelin e plazhit. Kontrollonin
zonën mes Pacit dhe Zherkës.
Duke parë me hare sytë e njëritjetrit,
djelmoshat e fshehur atje, ndoqën "shpendin" e tyre tanimë,
progatorin gazmor që me syrin e tij
elektronik fotografonte gjithçka poshtë. Agron Bami, Skënder Hidri e Agron
Murati kishin parë me sytë e tyre kaq shumë refugjatë të përmbytur në pikëllim,
që flisnin njëlloj si ata, kishin emrat e tyre, por që i kishin zbuar nga toka
ku kishin lindur. Kishin parë sa djem të plagosur që rënkonin e kërkonin në
kllapi pushkë dhe plumba për të luftuar "shkjaun" , siç e
identifikojnë kosovarët shovinizmin mesjetar sërb. Progatori , ishte edhe ai,
një qënie që po i dilte zot, sipas
mënyrës së tij, çlirimtarëve nga tirania sërbe.
Befas...ç'ishte...Bobo!!!Po
kjo piruetë e pazakontë e mikut të tyre të përditëshëm? Sigurisht që do të
ngrihej përpjetë sërish...Posi...Patjetër...Paaatttjjj...Ai po rendëte drejt
tokës...Po rendëte si një shpend i qëlluar për vdekje...
Zëmrat e
tre luftëtarëve shqiptarë sikur ndaluan në momentin kur qënia që atyre u
kujtonte edhe fëmijërinë dhe furinë e aleancës, u përplas nëpër kurorat e
pemëve të një pylli të vogël përball.
Ishte një
pyll që pasohej nga një vënd i rrafshtë , një livadh që bukurinë e luleve dhe barit ua kishte marrë hija e vdekjes...
Menjëherë ,
në tavolinën ku po pinte një gotë
birrë Hysen Ymeraj, n/kol. Agron
Hoxha, shefi i operacioneve të stërvitjes, miku amerikan Xhoni dhe dy
punonjësve të OSBE së lokale, erdhi zëri i dy Agronëve apo i Skënderi; i njërit
prej tyre.
"
Komandant ! Progatori ra! Mbi pyll!"
Amerikanit
Xhon Uokër i ngriu gota e birrës në dorë.
"
Booobo! Monitori!!! Nuk duhet ta kapin
serbët! "
MENJËHERË...
Gjithëçka
ngjau pas atij çasti i përngjiste sulmit të një pantere nënë...
Zbuluesi
veteran Hysen Ymeraj rrëmbeu në kthetrat e veta situatën e sapo krijuar
ndërsa kolegu amerikan Uokër lidhej me
bazën në Aviano, e cila, sigurisht që dinte gjithëçka, edhe kur të tre
zbuluesit e pikës së fshehtë ende kishin ndonjë iluzion...
Jo vetëm
"monitori", por edhe "kutia e zezë", edhe ndonjë detal i
veçantë elektronik që kish pasur në bort progatori, assesi nuk duhej të binin
në duart e serbëve. Ato ishin objekte të stofistikuar dhe do të përbënin një
gjah krej të paparashikuar dhe tejet të majm për laboratoret e kryekasapit të
Ballkanit.
Ku
kishte rënë progatori?
Në mes
të pyllit që, tok edhe me livadhin e çveshur para tij dhe, për më tepër, edhe
vetë pikën e Stobërdës e kishte
përmbledhur përherë harta njëzetetetë mijë kilometro katrorëshe e Shqipërisë,
por që, qysh para ardhjes së djemve të Cenit, ishte marrë prej ushtrisë sërbe. E
cila nuk kishte patur mundësi të avanconte më tej.
Tanimë, në
postën tonë kufitare të Stobërdës jepeshin urdhëra dhe flitej sërbisht.
Ngandonjëherë edhe shqip. Me një shqipe kosovarçe të pastër - të zbuluesëve serbë të lindur e rritur në
Kosovë.
Kjo
ndodhte, kur ata kapnin valët e komunikimit të çunave të batalionit tonë. Nuk
linin gjë pa sharë e pa kërcënuar...
Ata e
kishin minuar vëndin përpara syve të tre zbuluesëve...Atë vënd...Atë copë
livadh...Nëpër të cilin kalonte rruga për te progatori... Që ishte 90 metro pa
shkuar te posta jonë e pushtuar dhe ku vigjilonin me gishtat në këmbëz
snajperët serbë.
Në makinën e shoferit - komando nga Dibra
Astrit Lica kërcyen menjëherë dymbëdhjetë burra . Ishin Major Maksim Jaupi dhe
komandot Resul Fidani, Durim Ymeri, Leonard Demiri, Meviol Bilo, Astrit Lica,
Lavdrim Oshafi, Astrit Basha, Besim Bregu, Blenard Habibasi, Dritan Oboni dhe
Shpëtim Alia.
Në krah të dibranit
- Komandant Hyseni.
Me tër
shpejtësinë deri në Pac. Që andej - edhe 45 minuta në këmbë për të dalë në
krahun e djthtë të pikës së vrojtimit ku vëzhgonin tri komandot që kishin dhënë
alarmin.
Për të
nisur rrugën nëpër livadhin me mina...Nëpër livadhin e zhveshur...Nën rrezet e
tmerrëshme të diellit.Dhe të atyre të llahtarëshmëve - të snajperëve të pamëshirëshëm
serbë...
KATËRQIND METRO
NËPËR XHEHENEM
Si spiegohet që serbët të kenë ndenjur kaq
indiferentë pasi panë të ketë rënë më pak nga njëqind metro para grykave të
tyre një gjah i majm?
Përse vallë
ata nuk nisën menjëherë disa komando të tyre në pyllin ku kish rënë meteori
prej floriri?
Të kenë
patur frikën e ndonjë eksplozioni të mundëshëm që të kishte patur brënda
progatori parashikuar pikërisht për të këtilla raste?
Mos kanë
patur frikën e minave të vendosura pa kriter nga xhenjerët e tyre dhe
ndruheshin që të rrezikonin jetë pa motive të fuqishme dhe, për më tepër, pa
nxitje kategorike nga "lart"?
Varianti që
të mos e kenë pikasur rënien e progatorit apo të mos i kenë kushtuar rënëdsi
rënies së tij të paritur, vështirë të duket i besuar.
Sigurisht,
është me vënd pyetja se, përse serbët nuk kishin tentuar ta rrëzonin asnjëherë
këtë avjon pa pilot, që nuk kishte asgjë miqësore ndaj tyre?
Jemi të
mendimit se, poqese ata do të shtinin kundër tij që fluturonte veçse puq me
vijën e kufirit po jo më tej, sikurse edhe po të tentotnin të sulmonin në
mënyrë masive dhe haptazi Republikën e Shqipërisë ku ishte vendosur pa as edhe
një kusht, gjithçka, në dispozicion të NATO, më e pakta që mund të thuhet,
është se ata do të digjnin botërisht çdo iluzion për të tërhequr sado pak ndonjë thërrime nga "Bllokun e Atlantikut të Veriut
", anise e gjithë bota e dinte se ai e kishte sulmuar.
Le të
përmendim në favor të kësaj ideje një shëmbëll krejt konkret.
Kur UçK ja ishte afirmuar si një forcë
kërcënuese, u mbajt kongresi i Partisë së Millosheviqit. Në atë kongres kishin
pranuar ftesën jo pak përfaqësuse të partive të majta të botës me qëllim që të
bëhej e mundur sa më shumë tërheqja e fuqisë së majtë në strofullën e ndyrë të
sunduesëve të Beogradit që i kishte të gjitha parametrat e një partie
nacional - socialiste. Edhe kryexhelati
Millosheviq, në Hagë, përpiqet të mbajë veshur uniformën e Dimitrovit kundër
Gëringut me gjithë thelbin e tij fashist.
Pra, në Kongres, iu shpërndanë të ftuarve disa
broshura të shtypura nga Ministria e jashtëme. Në njërën prej tyre, në të
parën, mu në faqen e parë, ishte një fotografi i bukur e Presidentit Klinton,
sipër një citati të shkruar nga ai kundër terrorizmit. Pas - një thirrje që
"UçK" ja të ndiqej nga "Interpoli" si një "organizatë
terroriste tejet e rrezikëshme".
Toreadorët,
për të xhindosur demat, tundin coha të kuqe. Ja dhe "coha" që kishte
zgjedhur Beogradi: "Në krye të kësaj organizate terroriste ndodhen
marksistë - leninistë të vjetër, të financuar dikur nga Enver Hoxha dhe
fondamentalistë myslimanë"...
Nga të dhënat që i vinin Gjeneral Kudusi
Lames prej të dërguarve të luftëtarëve kosovarë, në postën e pushtuar e qark
saj, formacionet sërbe përbëheshin prej trupave aspak të kualifikuara së
ç'ishin komandot e "Cenit" por kryesisht xhenjerë e minavënës. Dhe që
të gjithë rrogëtarë.
Gjithsesi...
" Ne
tanimë e dinin që pika jonë e vrojtimit ishte e dekonspiruar" - thotë
Kapiteni Lavdrim Oshafi; edhe valët e
radiondërlidhjes shpesh kapeshin nga serbët, të cilët na shanin ndyrë me
dialekt kosovar.
...Ndërsa djemtë e pikës së vrojtimit bënin
edhe ndonjë lëvizje për të paraqitur sa më origjinal një lloj shkujdesjeje që
kanë normalisht të rinjtë e mësuar me luftën e me rrezikun - dhe kjo ishte për
përgjuesit pamorë serbë, poshtë tyre, nëpr livadhin e blertë nisi lëvizja nëpër
skëterrë...
Si tri nëndetëse me një interval 40 - 50
metro, tanimë po lëvizte "skalioni i sulmit".
Të veshur
me kamuflazh, ata lëviznin nga njëri milimetër në tjetrin milimetër në tjetrin
milimetër. Ishin tri "body", që do të thotë tre çifte komandosh që
duhej të shkonin deri tek pylli përball dhe të hynin atje.
"Body"
i qendrës, zëmra e kësaj skuadriljeje që
notonte nëpër barin e minuar përbëhej nga Major Maksim Jaupi dhe komandoja
Resul Fidani. Dy "body" tjera përbëheshin nga jetët e Durim Ymerit,
Leonard Demirit, Meviol Bilos dhe Astrit Lilës...Ata e kishin të pamundur të
vështronin njëritjetrin por , të lidheshin me radio dhe me shënja tejet - tejet
konvencionale dhe të kufizuara në ekstrem - po.
Po sikur
njëri grup befas të binte në minë?
Kjo pyetje
tingëlloi qesharake në mjedisin e batalionit kur e shtruam një ditë këtë
pyetje. " Body"- t ishin aq komodë në kohë,sa të kontrollonin edhe
një majëz gjilpëre, jo më të binin në grackat me mina të sajuara për këmbësorë
oordinerë.
Djelmoshat
ishin përgatitur shpirtërisht, megjithatë, edhe për një mundësi të tillë.
Poqese
ndonjë "body" do të hidhej në erë, pra, poqese trupat e dy prej
djelmoshëve guximtarë do të kthehej në copra mishi dhe kockash të përgjakura,
të tjerët kishin vetëm një rrugë - përpara. Tanimë duke u zvarritur apo, mbase
edhe duke vrapuar nëpër minat që i morën jetën shokëve para syve të tyre
përdrejtë vetëm një pike.
Siç e thamë më lart, mundësia e shkeljes
padashur mbi ndonjë minë, qe jashtë llogjikës së çdo njërit prej komandove që
takuam në sallën e tyre të televizorit.
Mirëpo, po
të ndodhte që syri i stërvitur i ndonjë zbuluesi sërb të përfitonte nga një
gabim sado i vockël i qënieve të gjalla që lëvrinin?
Sigurisht
që sharra e pamëshirëshme sërbe do të binte kërdisëse përmbi "body"-
n që kishte gabuar duke shqyer vëmëndjen e të gjithë snajpërve të tjerë .
Në një rast
të këtillë krejtësisht të mundëshëm dhe ndaj të cilit ishin tensionet e të
gjithëve, përveç zjarrit që do të shpërthenin djemtë tanë , tri
"nëndetëset " e para, do të kishin edhe një mbështetje të fuqishme mu
pas tyre. Aksioni i hartuar me të shpejtë, kishte parashikuar edhe tri
"body" të tjera që zvarriteshin po aq ngadalë sa të parat. Ishin
Kapiten Lavdrim Oshafi dhe komandot Astrit Basha, Besim Bregu, Blenard
Habibasi, Dritan Oboni dhe Shpëtim Alia. Më i riu prej tyre ishte 22 vjeçari
Dritani, siç e kishte dhe një 23 vjeçar
grupi i parë - Leonardin.
Sigurisht që do të hapej zjarr edhe nga pika e
vrojtimit që të minimizohej kasaphana.
* * *
Dielli
përvëlonte dhe, kushdo do të ishte kurioz se çfar mendonin djemtë që
zvarriteshin nën të. Pesë orë ?
A i shkonte
mëndja njeriu ata çaste që mund të ndodhej menjëherë nën mëshirën e plumbave ?
Mendonte vallë njeri, ata pauza sa ç'janë pauzat e rrahjes së zemrës gjatë
zvarritjes, për të fejuarën, për fëmijën, për të shoqen, për nënën?...
" Kur
bëra lëvizjen e parë, "të startit", mendova nëse do të mundja të
kthehesha gjëllë edhe një herë apo jeta ime do të merrte fund pas pak.
Pastaj...Oh, jo më ..."- na tha pas disa herë këmbënguljes sonë rreth
emocioneve të frikës komandoja nga Dibra Astrit Lica.
Në të
vërtetë, njëriu në tër atë mobilizim, nuk ka edhe kohë të mendojë për frikën,
siç nuk ka, ta zëmë, një pilot që kryen ushtrime spektakolare akrobatike në
lartësi tejet të ulta përmbi aerodrom e që mund t'ia dridhë zemrën edhe cilitdo
prej kolegëve të tij që nuk është duke fluturuar.
Sekondëmatësi
i orës së "Komandant Cenit" u rrotullua për të tremijëegjashtëqintën
herë ...
...Ndërsa
të dymbëdhjetë rambot shqiptarë zvarriseshin rrafsh për jeshilnajën duke matur
çastet e mundësisë së shpërthimit të ndonjë mine apo të ndonjë breshërie me
rrahjet e zemrave të tyre, befas...
Mbi kokat e
tyre u rrafshua një breshëri automatiku.
Edhe një
tjetër pas saj.
Asnjë klithëm
" oh, nëne!".
Breshëria u
përsërit.
Grupi, i
tëri , kishte mbetur i ngrirë.
Sigurisht
që, dikush me nerva të dobëta, do të kish hapur zjarr kundërpërgjegjës dhe atëherë, gjithëçka do të kishte emrin
lemerisës " dështim".
Por djemtë
e Cenit s'u ndjenë. Ata nuk i bënë, asnjëri, milimetrot e radhës.
Breshëria
heshti.
Duket
kishin qënë ndonjë prej breshërive të zakonëshme që shpenzonin kot, për qejf,
luftëtarët serbë.
Përsëri
heshtje. Lëvizje të "shkujdesura" dekonspiruese në pikën shqiptare të
vrojtimit. Dhe rrëshqanie nga njëri milimetër te tjetri, për çdo të rrahur
zëmre.
...Më së fundi...Në pyll. Ora shënonte 15.45.
Kishin ecur ata katërqind metro
qysh disa minuta pas orës njëmbëdhjetë,
kur shpendit elektronik i kish reshtur truri dhe zemra.
Në pikën shqiptare të vrojtimit nuk
duartokiti askush...Djemtë ishin më pranë se kurr pranë suksesit...Tani ata
janë duke kërkuar nëpër pyll. Që të tri "body" - t e shpërndarë si
një krëhër i rrallë. Ja ku vinin edhe sinjalet e imta të tyre...Gjithçka po shkonka
sipas llogorive të "Cenit"...Befas...
O zot i madh...
Në pikën e vrojtimit u rënqethën
të gjithë...Asnjë sinjal nga "bady" - t...As e dhe një e
pipëtirë...Ata ishin të mbuluar nga pylli...Mos vallë zbuluesit sërb t'i kishin
pikasur prej kohësh dhe u ishin hedhur përsipër djemve?
Mos i kishin asgjësuar
shumicën me silenciator? Mjaftonte dy a
tre të kapur gjallë?
Po të ishte ashtu, ishte e
pamundur të vdisnin të gjithë pa shtënë qoftë edhe njëri prej tyre. Ishin
komandot nga më trimat, por, edhe sikur, secili nga të 52 tët të ishte, asnjëri
nuk do ta kishte lënë lëkurën si lepuri që ngrin nga drita e makinës.
Shoferi - komando Shpëtim Alia, që i kishte
transporuar me makinë deri sa pa nisur "ata" udhën në këmbë për 45
minuta që nga Paci, thotë se, vërtetë që rrija me zemër të ngrirë, por e kisha
edhe një shpresë nëpër ata orë pritjeje torturonjëse. Përderisa nuk po vinin
përforcime të tjera, do të thoshte se shokët ishin gjallë. Dhe, poqese ishin
gjallë, ishin vetëm duke vepruar...
Në të vërtetë, tek vuante në
këta dilema i vetëm dhe për pesë orë pandërprerë Alia, tek mbështetësi Lavdërim
Oshafi që përgjonte shtrirë e palëvizur para pyllit tok me grupin
e tij, erdh ky urdhër I tmerrshëm:
- Mori fund gjithëçka!.. Hyr në veprim,
kapiten!
* * *
Në fakt,ajo " gjithëçka" nuk kishte
marrë fund aspak.
Majori Maksim Jaupi, në ata
minuta në pyll duke kërkuar mbetjet e progatorit, kishte dhënë urdhërin e fundit me sinjal : " Mbyllini
radiot!".
Ishin mu nën hundën e serbëve
tani dhe, mbajtja hapur e radios vetëm
kërcënime e rreziqe sillte.
Pas tër asaj sakrifice .
Ndërsa
"body"- t e shkëputur nga
njëritjetri po kërkonin në pyll, befas Mjori me komandon Resul Fidani pikasën
avjonin e rënë.
I ngjante
një luftëtari të rënë krahëhapur , në shpinë, me sytë nga qielli dhe i rrethuar
nga gjelbërimi i varrezave.
Nuk kishte
as kohë e as ishte vëndi për të shpërthyer në "urra".
" Pas
një gjysëm ore, unë dhe Mevioli nuhatëm që shef Maksi me Resulin ishin duke
montuar pjesët e shtrënjta të avjonit të rënë - kutinë e zezë e , sidomos,
kamerën me aftësi regjistruesi prej edhe dhjetë mijë metrove lartësi" -
tregon Astrit Lica .
" Mos u gëzo, o i gëzuar; mos u hidhëro,
o i hidhëruar" - thuhet diku në Bibël, sikur enkas për të porositur djemtë
e ngarkuar me trofenë e shtrenjtë.
Gjithsesi,
këtë radhë zvarritja nuk ishte aq e ngadaltë. E vetmja gjë që ishte në rrezik ,
ishte vetëm jeta e dymbëdhjetë djemëve, poqese ata do të diktoheshin apo, nga
entuziazmi, mos u shpërqëndrohej vëmëndja pranë ndonjë mine.
Për fat,
nuk u kaloi mbi koka asnjë breshëri "për qejf", nga ata që të ngrinin
gjakun.
Major
Maksim Jaupi, "body" i tij, si dhe të gjithë "nëndetëset"
që shkonin për në mol, ishin më kaposhë tani, ndërsa zvarriteshin me kujdes.
Poqese do të pikaseshin nga serbët, ata do të ishin nën ombrelën e rreptë të
zjarrit të dëndur të shokëve të tyre që prisnin me të gjitha breshëritë gati.
Por asgjë
nuk ngjau.
" A
për njata hekra kekeni mundue, burra? Unë thashë se mos na keni pru ndoj serb
gjallë, bre" - bëri shaka duke folur me dialektin kosovar njëri prej
shokëve që u sulën të përqafonin "skuadriljen e nëndetësëve" të
udhëhequr nga Majori.
** **
**
Pas një orë e gjysme, Agron Murati, njëri
prej tre zbuluesëve - komando që vazhdonin të përgjonin në pikën e vrojtimit,
dhe njoftim:
- Tre zbulues serbë po afrohen për të marrë
mbeturinat e progatorit.
I GJITHË BATALJONI
MBI HAKMARRJEN TERRORISTE
Pas disa minutave kur, siç duket, serbët kishin
konstatuar se dikush u kish bërë glasën në supë, ndonjë prej tyre, siç duket, i
inatosur për këtë, qoftë për motive profesionale, qoftë për motive të
dinjitetit ushtarak, qoftë për motivin se i kishte ikur nga xhepi ndonjë
shpërblim i majm apo gradim, dha një urdhër të inatosur.
Pasojat e
këtij urdhëri i solli në vëndkomëndën e Hysen Ymerajt një fshatar . Kishte
rendur me shpirt dhe u derdh përpara Komandantit të Bataljoni Special të
Ushtrisë Shqiptare duke gulçuar:
- Na kan hy serbët në "Mëhallën e
Epërme"...Po therin pleq, gra e fëmijë...
" Dhashë
alarm. Mora me vete të 52 komandot e mi dhe shtabin. Të shtatë mjetet që kisha - dy
të fundit përplot me municion.
Me gazin në dërrasë iu sulëm të
6,5 kilometrove të rrugës automobilistike për t'u shpërndarë në formacion
luftimi përqark fshatit" – lexohet e shkruar në shënimet e Hysen Ymerajt.
Në të vëretë, cubat që kishin vendosur të
hakmerreshin për ç'u kish ndodhur atë të diel fundmaji 1999, nuk kishin arritur
të bënin as edhe një raprezalje.
Gjithëçka u mbeti në grykë sapo
e panë veten në darën e mnerëshme të mbrojtësve - komando.
Fshatarët u bindën edhe një herë
se ushtria shqiptare ishte me të vërtetë garantuesja e vendimit të tyre për të
mos i braktisur fshatrat, që ishin, që të gjithë, në rrezen e artilerive sërbe.
Për disa minuta, të dy komandantët ballkanas, labi shqiptar Hysen Ymeraj
dhe serbi,që komandonte që përtej edhe ushtarët e rënë në lak , sikur e panë me
shumë vëmëndje në sy njëri tjetrin përpara se të jepnin urdhërat...
EPILOG
Po, tani, pas kaq viteve, çfar
bëjnë protogonistët tanë të këtij akti spektakolar, që , pas shtangies së parë,
entuziazmoi kaq shumë edhe specialistët e NATOs?
Komandanti Hysen Ymeraj i heshtur
e trupmadh, që ka qënë njëri prej
zbuluesëve më të talentuar që ka patur ushtria shqiptare është në pension.
Majori Maksim Jaupi, edhe ai, larguar nga ushtria dhe tani banon në
SHBA.
Të gjithë të tjerët - janë shëndosh e mire
në Shqipëri dhe kujtojnë çdo gjë të
bukur të jetës së tyre të përbashkët.
Kujtojnë
edhe dy shokë të tyre, me të cilët kanë kryer aq detyrë, por që,
aksidentalisht, sot nuk rrojnë më - Ilir Shimën e Rrahman Kurtin. Që atë të
diel, ishin pjestarë të nëngrupeve të sulmit.
Autori i librit "Paqerujajtësit
shqiptarë", nga e morëm ngacmimin e parë për të endur këtë përshkrim, Malko Zaçe, vazhdon të punojë në Ministrinë
e Mbrojtjes dhe të shkruajë papushim pas disa librve të tij të suksesshëm të botuara me aq përpjekje.
Se cili ka qënë shpërblimi suplementar
material për këtë "ekip futbollistësh të kombëtares sonë", që duke
luajtur me jetën e tyre nëpër ankth si duke ecur nga njëra majë majë shpate te
tjetra majë pa patur asnjë premtim "poqe se bën gol", nderuan shumë
më tej sesa ngjyrat e ushtrisë shqiptare -
kjo është një pyetje vulgare.
Nëqoftë se ka një njësi që mat madhësitë
irracionale si kjo që treguam, është mirënjohja
dhe respekti i Atdheut.
MË SHUMË
MJESHTRI NË SULMET PERSONALE
Po afrojnë zgjedhjet e tetë majit.
Është normale që lufta elektorale të jetë më e ashpër se në periudha të
tjera dhe, në kuadër të këtij noraliteti, sigurisht që do të ketë edhe fyerje e
sharje, sidomos edhe persnale.
Madje sulmet personale kanë për të qënë më të bukurat dhe më spektakolaret.
Tër problemi është , siç thotë një i mënçur, më mirë një armik sesa një mik
budalla. Kur unë, ti, apo ai (ajo) vendos të nxjerrë një fjalë a një tog
fjalësh të këqia, e kemi një synim, një piksynim. E fundëta e fare e këtij
synimi duhet të jeta nxjera e dufit që ,
ta zëmë, kam unë në shpirt për ty. E para është që fjala e keqe të zërë vënd,
të tronditë, turullosë e të hedhë në tuç bindje. Mira është të mos e kuptojë fare,
assesi, që - ta zëmë, e? - unë, “eiditorialisti” i “gazetës më të
madhe” ( ta zëmë, ë?) Xake Lahi ( se
kështu më thërresin shkurt) kam marrë rrogë a para nën dorë që të shkruaj një
artikull, ta zëmë, kundër një personaliteti politik.
Kur të shajmë, duhet të synojmë
që të ngjitim, siç ngjet dëbora nën të thatë, ndryshe, e ç’kuptim ka të derdhim
fonde për të goditur kundërshtarin tonë ?
Të sharat, sulmet personale duhet të tronditin bindje, të bëjnë një fans
, ta zëmë, të zotit Rama, të kalojë në kampin e zotit Basha, apo anasjelltas.
Mirëpo, nëse unë nuk lë gjë pa e sharë, “ en block” si thonë në diplomaci apo
“me libër shtëpie”, popullorçe, ta zëmë
zotin Ngjela, e kush më beson mua? Të
gjithë do të thonin që Xakja paska kunj personal me avokatin e do më thonë
rrugës “ik, ore, llapaqën”! Sa fute në xhep që bëre qepaze avokatin, more
mercenar???”
Ndërsa kur unë ia numuroj vetë të mirat që ka shënjestra ime, madje i shtoj edhe të tjera , por e godas
atje ku dua vetë; atëherë, po, goditja është përcëlluese. Ta zëmë, meqë morëm
shëmbullin e avokatit, sado inat ta kem,
po të jetë ai shënjestër “e imja”, nuk mund t’i vërvitem me sulme personale
duke e sharë si burr që nuk vishet elegant apo burrë frikacak. Pse? A nuk e ka ai
gardërobën nga më të zgjedhurën nga të gjithë politikanëve sa të jetë i
adhuruari i femrave dhe, nga ana tjetër, ai, a nuk i ngjet nje gjenerali shumë
trim, paçka se thuajse pa ushtarë?
Atëherë, duhen menduar të tjera pika për sulme personale, ama, duke ia vënë
sëpari në dukje të mirat që avokatit i bëjnë
“muu”. Duke shtuar edhe diçka nga xhepi dhe, mandej, breshëria atje...te
vëndi..
Apo, ta zëmë, mua, Xaken. Unë jam tullac; tre çerekët e kokës e kam pa
asnjë qime për lezet, kur i thonë. Po më sulmove mua duke më sharë “kastravec”,
“njeri pa mend”, ke dështuar, kur të duash. Sepse tulla bën “muuu”. As
zemëkatran nuk më shanë dot, sepse e nis mëngjesin me të qeshura shkodranësh.
A, po. Sulmi nis “te vëndi”. Ja se si, “Xakja? Djalë i mirë, more, nuk po
them se është i keq. Po ka rrjedhur fakiri,...ka rrëshqitur nga fiqiri, babam.
E keni parë në biçikletë, që ecën duke
kënduar me zë apo duke qeshur me vete?”. Dhe... në tuç Xakja. (Shqyqyr që nuk
kandidatoj kund, more thuaj, se, ja se si do të më kishin hedhur nokaut për tre
sekonda)
Ja diçka nga diçka praktike nga
mjeshtëria e sulmeve në këto ditë.
Një ditë në një TV po përlaheshin dy publicstë , jo vetëm nga më me
emër, që kemi, por edhe me origjinë nga zona ku ka njerëz shumë të zgjuar,
trima, qejfllinj të politikës dhe
mishngrënës .Ndodheshin përball pionierët e demokracisë dhe kohë pas
kohe, herë miq e herë kundërshtarë të Doktorit, publicistët e njohur dhe trima,
Frrok Çupi dhe Preç Zogaj, por që tani po përfaqësonin kampe kundërshtare.
Ja se sa bukur e mbronte Bashën duke sulmuar Ramën zoti Frrok Çupi. Ai nuk
e quajti Ramën “Edvin Kristaq Rama...he, ky bir bllokmeni!...Baba i tij ka
dënuar njerëz me vdekje...”, siç sulmon kryeopozitarin ndonjë budalla apo budallaqe. Kristaq Rama i
ndjerë ka qënë skulptor, siç thonë një burr i heshtur dhe i qetë, në punë vet dhe që asqë e pyeste njeri në botë në
duhet dënuar apo jo njeri me vdekje. Fundja, edhe sikur të në stafin e afër të
Everit të ketë qënë babai i Edit, e çë, pastaj? A nuk qenë të parët birtë e
bllokmenëve , të nomenklaturës së lartë komuniste, që prinë për të na sjellë
demokracinë?
Nuk e shau as edhe se ka dalë picillak në plazet nudo. Përse? Sepse futja në
Evropë e presupozon edhe plazhin nudo. Do të vijë puna që një ditë një
biznesmen do ta ngrerë një plazh nudo, ta zëmë, në Velipojë, 200 metro larg
nga “Ada” në Ulqin, ta zëmë , mu në
derdhjen shqiptare të Bunës. Atëherë, i thuhet dot një evropiani të një vëndi
të BE në fushatën elektorale përse ke dalë picillak në “Ada”? Si t’i thuash? Të
mbetesh vetëm në pozitën e “humusit”? Një fans, që e bën “priftin me barrë”?
Mirëpo Çupi mjeshtër sulmon pikërisht atje ku tronditen bindje dhe ku
kundërshtari mund të bjerë në tuç. Kjo, sepse është i zgjuar dhe që nuk sulmon
as për të nxjerrë helm e vrerë që ka secili shpirt njeriu, por për të hedhur në
tuç kundërshatrin .
Pra, Rama është njeri që ngrë
zërin dhe bërtet, pa takt, i rëndë, që nuk don të dijë për shokët,arrogant,
harbut, nuk është mirënjohës,etj etj në
këtë linjë. Kurse vuri në pah buzagazin, të qeshurën e pastër , të folurën
pranverore dhe njerëzillëkun e Bashës së pashëm si aktor Hollivudi. Ai nuk e përdori as atë parullën e njohur
kundër Ramës “Mistër 20 përqindëshi”. Pse nuk e
përdori? Sepse e dinte shumë mirë , ishte përball, me një tjetër
mjeshtër të fjalës dhe të argumentit. Do ti thoshte Zogaj : “ O Frrok, po nga
ju u filmua Meta duke bërë dallavere përqindjesh....Po Basha “jot” e ka
procesin të pambyllur me “pafajësi” që lidhet me korrupsionin e rrugës së
Kukësit, që ka kushtuar sa tri rrugë ...Gërdeci...Mediu...”. Ec e hyr në
sinorin e një mjeshtri si Zogaj që të vë
me shpatulla për tokë duke të të pyetur, “ hë, more, të dhëmbi shumë?”.
Çupi nuk tha se Rama nuk ka punuar
në Bashkinë e Tiranës. Dihet se Rama u
shpall një herë kryebashkiaku më i mirë i Globit dhe do të qe diletantizëm të
thoje që nuk ka punuar një njeri I zgjedhur tre herë kryebashkiak. A, po, ai
tha se nuk mbahen dy kunguj në një sqetull, dhe, prej kësaj, ja se si kanë
difekte çështjet bashkiake në Tiranë. Z Frrok nuk u dha këshilla socialsitëve
që “për të mirën tuaj e kam, në të mirë
të kandidatit pozitar, mos e vini kandidaturën e Ramës” siç bën në mënyrë të
hapur dikush pa kapacitete, për të eleminuar një “superpoëer” , siç është në
fakt kryebashkiaku I Tiranës dhe që pozita përgatitet ta heqë. E pra, Derisa nuk mbahen dy kunguj nën sqetull cili
duhet hedhur? I kryebashkiakut apo I kryeminstrit të mundëshëm dhe kryetarit t ë
partisë?
Kështu mund të bëhet e mundur eleminimi i kandidaturës së Ramës kur, jo
pak fansa të “piktorit të dështuar”
thonë se : “Këdo që don të djegë Sala, le ta vërë të konkurjë për bashkinë e Tiranës përball Edit”
Pra, siç thëmë, të sharat , qoftë edhe fyerjet, duhet ta kenë një bazë,
jo më , sipas proverbit “shpif , shpif se diçka do të mbesë”.
Ta zëmë, mund ta shashë sa të duash z Berisha “malok”,
“bajraktar”, që ka “qeveri vetëm me zëvendës ministra”, “një kokëshkëmb
që nuk e njeh dorëheqjen”, ama, poqese ti nis dhe e shanë Berishën për
dallavere parashë, për njeri që nuk i ka xhan gazetarët, që nuk është I lidhur
me familjen, që është dembel apo kurvar, sigurisht që nuk bëhesh më I
besueshëm dhe, të gjitha të sharat e mëparëshme të shkojnë për lesh.
Ja të marrim si shëmbëll nga përvoja botërore e mjeshtrave të sulmeve
personale.
Njëri konkuronte si burrë I ndershëm përballë 8 miliarderëve për t’u bërë
president.. Ata – miliardat, ky – ndershëmrinë. Ky i fundit, i pa “kyçur” në
asnjë parti, ishte, siç siç janë njerëzit e ndershëm sot nrmalisht, nga ata që
i dridhej dora për një kafe, pra pa
para.
Miliarderët do të nisnin bërrylat kundër njëritjetrit, por në fillim duhej
eleminuar me çdo kusht ky “rrushi”, që
konkuronte si burr I ndershëm.
Nuk u sulën t’i thonin që ky s’ka
brekë në b..., që është langaraq nga xhepi, që “unë ju jap kaq kile miell dhe
do të ndërtoj këtë e atë...kurse ky vetëm morra ka, ky morracaku që konkuron
për president”. Po pse nuk i thanë? Sepse, ja,mër, ai po u tregonte vetë xhepat bosh e po u thoshte “nuk kam asnjë dyshkë, more,
por jam i ndershëm. Nga ndershmëria ime...”
.Dhe si ia bënë blloku i miliarderëve?Ditën që do të fliste para popullit
ai i ndershmi, sapo hypi në tribunë ,
sapo u afrua te mikrofoni, sapo llapsën kamerat e televizioneve të të gjithë
vëndit, sapo priste të mbaronin
duartrokitjet, kur...
Drejt e te ai, mu në tribunë, rendën
dhe po e puthinin e përqafonin papushim
e duke shtyrë njëritjetrin 25 fëmijë – 5 të bardhë, 5 të verdhë, 5
zezakë, 5 mulatë e 5 lëkurkuqë Të gjithë bërtisnin: “O Baaaaaa...O
baaaaabiii... babiiiiiiiiiiiiiiiii...o baaaaaabiiiiiiii”.Dhe e hëngri dreqi
krejt punën
Të sharat me efikasitet do t’i kishim krahasuar me rezultatet e një
historie nga jeta e futbollit shqiptar.
Në vitin 1946 në ekipin hungarez të futbollit që do të luante përball
“Vllaznisë”, u hap fjala krejtësisht e vërtetë, se do të luante Pushkashi I
famshëm.
Drejtuesit e Shkodrës ishin në hall se kush duhej ta ruante gjeniun
hungarez dhe…bje e merr, më në fund vendosën që këtë detyrë ta kryente një
futbollist i gjatë, i stërfuqishëm, i vendosur si një ujk i uritur por që as që i avitej te thembra nga telenti
Pushkashit. Ky ishte Shuajp Keraj, që edhe sot është i gjallë e I fortë, por që
e la futbollin pas dy muajsh, si ndodhi ngjarja në fjalë.
Cila
ishte detyra e Shuajpit? Të paralizonte sulmin e goleadorit të papërmbajtshëm.
Shuajpi
i fortë , shulak e i shpejtë vetëm i hidhej këmbëve të Pushkashit, pull poste
ngado që shkonte. Sa niste aksionin ai, Shuajpi ia “ngrinte të qeshurën në
buzë”. Si? Me ndërhyrjet e tija , thuajse tëra herët, brutale dhe të forta;
herë “faull” e herë “jo faull”.
Në
pjesën e dytë, gjith tifozat shkodranë panë të habitur se Pushkashi u ndërrua
dhe u nis kokëulur te dhoma e çveshjes
kur donte edhe 40 minuta të mbaronte ndeshja.
.
Trajneri hungarez qe dorëzuar.
Në
Hungari, në një intervistë, Ylli I botës futbollistike dha këtë sqarim për
zëvëndësimin e tij : “Po…Ngado që shkoja nëpër fushë, në çdo pëllëmbë të saj,
më dilte përpara gjithmonë një shtyllë…”
Ne shpesherë, shikojmë përplasje mes
përfaqësuesëve të PS me ata të PD. Mirëpo, ai i kemi parë se disa prej tyre
, sikur të kenë marrë instruktime nga
trajneri i “Vllaznisë” së vitit 1946, I sulen oponentit përball mu në mes të
fjalës, sapo nis argumentat, more, nganjëherë,edhe sapo cel gojën, sikurse
trimi nga shkodra Shuajp Keraj që nuk e
la me ba xhap Pushkashin? Pushkashin që, mbase edhe natën e fundit kur ka lënë futbollin, i ka dalë në gjumë shkodrani Keraj dhe ka psherëtirë: “Ngado që
shkoja nëpër fushë, më dilte përpara gjithmonë një shtyllë…”
Botuar
te “Tirana Observer” me 22 mars 2011
RIZA LAHI
BORËBARDHA ME 35
XHUXHA
Salloni i shkollës
“Jeronim de Rada” të kryeqytetit është
përplot. Mureve ka piktura fëmijësh, thënie të poetit tonë të madh, lule ngado,
gjyshër e gjyshe, nëna e baballarë që janë ulur nëpër karrige e sa të tjerë që
rrijnë në këmbë e presin.
Një mikrofon përballë e , ja
edhe një magnjetofon poshtë tollumbaceve të fryra me hidrogjen që qëndrojnë…hahahahah…qëndrojnë
vetë në tavan dhe bishtat u zgjaten poshtë për të pritur doçkat e kolopuçëve.
Me gërma të mëdha letre
lexojmë në sfond :” Abetare, abetare/ Sillma diellin në dritare / Rrjedh në këngë
plot kumbim/ Gjuhë e lashtë e vëndit tim”.
Sjell nëpër mëndje shkrimtarët
për fëmijë. Vallë cili prej tyre I ka shkruar këta vargje që po më duken pafundësiht
të bukur tani?
Ata që kanë mësuar që të gjitha germat e
abetares dhe kanë festën e saj sot, ja ku rrijnë gati, atje…si xhuxha të vegjël,
secili ka në kokë nga një kapele kartoni ku është pikturuar njëra nga germat e
alfabetit. Ata presin “komandën” e borbardhës së tyre të lumtur, mësueses së
klasës së parë “B”, Matilda Ruçi që shpërndanë anekënd buzëqeshje për prindërit
që vijnë ta takojnë, duke bërë çmos të kontrollojë e të mos I tregojë emocionet
e saja.
Arkeli, nipi im , ja ku rri
serioz e tër solemnitet . Me ata faqet buçko e sytë e kaltër e tër mënd, ai tërheq
papushim vëmëndjen e grave e vajzave të lagjes sime; duan ta puthin, por ai nuk
I lë. Kur dikush ia puthë më në fund faqen, ai e fshin gjith inat.
Më së fundi….
Grupi i 7-8 vjeçarëve afrohet
si një tufë e stërmadhe pëllumbash dhe zënë vënd sipas skenarit që ka përgatitur
tash sa ditë “zysh Matilda”.
Ne spketatorët duartokasim të
gjithë papushim. Që të gjithë janë veshur si për festë. Asnjëri nga spektatorët
gazmorë nuk dallohet të jetë nga ata që merr
bukën me listë. Shkaku është se, që të gjithë janë kthyer në këtë moshë
të bukur që kalojnë këta filizë të Shqipërisë sonë.
Para se të hyja në këtë
kallaballëk të veshur si dasmorë, takova një “prind fëmije”, që më pyeti plot
hare, nëse doja unë, të ma sillte axhentën
e promovimit të librave për javën që vjen në ….lokal…” O, kështu ia bëj unë.
Shkoj në të tëra këta promovimet dhe ha e zhdëpem sapo nis koktei…hahahahah…hë,
do të vish ? Eja, të ta jap axhentën…në ata kokteit e librave ku ka të
kripura…Hiç, o, mos fol, por edhe po fole, thuaji “pavarësisht se nuk e kam
lexuar”…ehuuu, je emër I njohur ti…futi ca furçe , se nuk I ke me para, de…dhe
ha e zhdëpesh të kripura…Hë?”
Për sherr , sapo kisha takuar
një ditë më parë një pensionist gjith shëndet dhe nga zonat ku vdesin për “një
çikë kërm”; një “alidems”. Ai e kishte zgjidhur ndryshe për të shuar nepsin për
mish. “ Shikoj nëpër shtylla se kush ka vdekur, dhe vete për ngushëllim. Shkoj
edhe në varreza hyj në autobuzin e xhenazesë, ore, ehu, më njohin a s’më
njohin, e kush më di? dhe pastajza, shkoj në drekën e mortit e ha mish…Po po
vdesim, ore për një çikë kërm…e ku na del pensioni mua e plakës!!!”
Që të dy këta miq të mi kanë qënë
dikur në këtë moshë si këta bardhokët shëndeverë,
që ua heqin lodhjen, streset, mërzinë prindërve, gjyshërve, kalimtarëve,
sikurse bëjnë të njëjtën gjë lulet e parkut në pranverë.
Në tër botën festohet dita e
abetares. Në tër botën kënaqen me fëmijët që do të rriten pastaj e do të bëhen…Dikush
shef, dikush vartës, dikush pilot, dikush murator, dikush shofer, dikush
paqeruajtës…ndnjëri hajdut, terrorist a…Po në këtë moshë ata janë pikërisht
ambicia ideale e botës sonë të të rriturve – askush nuk sundon mbi njëritjetrin
dhe njohin vetëm një borëbardhë mbi krye, që I don në emër të të gjithë botës së
të rriturve që bën gjithëçka që ata të rriten të shëndetëshëm dhe të edukuar.
Sinjali.
Duartrokitje shumë- shumë
shumë…Ngado kamera dhe aparate fotografike. Ne kemi ardhur për këtë “kryeshokun
“ tonë, Arkelin, katër veta nga shtëpia. Një kamer e madhe televizive sillet
ngado. Dirigjentja Matilda, rri pas nje kollone dhe I orienton becat e saj të
bukur. Kushedi se sa prova kanë bërë ata. Arkeli im I di që të gjithë tekstet përmendësh;
ia thoshte mbrëmë kryemikeshave të tija, Ditës dhe Ledias, që e përmbysin gjithëçka
për ‘të, ndërsa e kishin vënë për të recituar.
Nis një këngë. Të lumturuarit
e abetares I hapin gojët shumë nga ku duken disa prej tyre që hala nuk iu kanë
zëvëndësuar dhëmbët e foshnëjrisë. Bërasin sa kanë zë, se u duket që kënga del
më e bukur ashtu. Ashtu bën edhe Arkeli atje, në rreshtin e fundit, të cilin me zi e shikoj edhe unë.
Çdo të jepja këta caste të
shihja të filmuar miqtë e klasës sime të parë, Fatmira Bashën, Vehbi Cacanin,
Burhan Kurtin, Ndriçim Karakaçin, Besnik Hamzin, Fatmir Veselin, Pranvera Jahjën,
Besim Brocin….Atëherë nuk kishte në shtëpi askush aparat fotografik, pa le më
kamera….
Një fëmijë po reciton diçka. Ai buçet se ka
gërmën “B” në kokë, që na kujton të gjithëve një emër të madh – Bajram Currin….
“Unë jam gërma “DH”…Kam
bashkuar në një shkronjë të vetme “D” në e diellit dhe “H” në e hënës”…”Zemra e
nonës së vet” bën një grua e thinjur dhe e shëndoshë, me siguri gjyshe, ndërsa
kolopuçja hyn mes shokëve për t’I lënë vënd germës tjetër.
“Unë jam gërma “N”, që ma
ngatërrojnë me “M” nganjëherë, jo përherë”….Të qeshura dhe aparate që filmojnë.
Duartokitje shumë.
Ja gërma “F”, e flamurit tonë.
“Sh”, ja dihet, e Shqipërisë. Pooooo…me germën “K” nis Kosova heroike dhe një
strofë kushtuar asaj.
Ngado ndjehet dora dhe
shpirti I borëbardhës së fshehur pas kollonave dhe plot tension.
Një vjershë që tregon për një
fëmijë që është nisur në Kanada dhe u thotë shokëve e shoqeve të vet që ta
kujtojnë se, po u ikën nga gjiri I tyre përtej oqeanit. Një e qarë në anën time
më këput shpirtin. Është një grua e thyer.
Thuajse të gjithë fëmijët përsërisin
me vete e , sigurisht, pa zë, tesktine
shokut apo shoqes së tyre.
Kohë pas kohe magnetofoni jep
këngë për fëmijë…Për fat të keq shumë, këngët e festivaleve të fundit për fëmijë
asqë duken gjëkundi. Ata nuk e kanë fituar ende dashurinë dhe qytetarinë e këngëve
të fëmijërisë sonë a ca të mëvonëshme, që I dijnë të gjithë. Me të cilat ,ja ,
po rriten edhe fëmijët e nipat tanë.
Më së fundi…pas një gjysëm ore, festa vjen në
përfundim.
Fëmijët sullen te spektatorët
e spektatorët te ata. Të gjithë këmbëngulin të bëjnë foto me mësuesen e fëmijëve
të tyre. Mësuesja e klasës së parë është ajo që I jep drejtim filizave të
brezit që vjen. E kush gëzohet më shumë se sa ajo, kur, e thinjur, merr vesh se
një kolopuç I saj është bërë shkencëtar, gazetar, poet, politkan, ka fituar aq
e kaq çmime sportive? Po ashtu, e kush vuan më shumë se ajo, kur lexon në
kronikat e zeza për krime të bërë nga ndonjë ish ferishte që ka kaluar nëpër
duart e saja dikur?
Mësuesja e klasës së parë është ajo që ne u kemi lënë
në dorë fatet e Shqipërisë që po afron.. është qënia më e dashur, më modeste, më
në hije të shoqërisë sonë por…edhe më e lumtura nga të gjithë.
Ajo ka në dorë ….Ja se çfar
thënie të mrekulleushme filozofike ka lënë profeti I myslimanëve Muhameti: “ Ka
diçka më të shënjtë se sa gjaku I “Shehitëve”…Është boja e shkrimit e fëmijëve
të klasës së parë”
RIZA LAHI botuar me 23 maj 2012 te Tirana Observer
.
SI ULËM NË
RINAS GJUAJTËS- BOMBARDUESIN SËRB G-94
Me
protogonistin, pilotin Koço Biku; foto e disa ditëve para kësaj ngjarjeje
Kosovari Agim Spahiu porositi nga një pulë të pjekur
me patate për ne të dy në një tavolinë përjashta lokalit..Në Tiranë kishte
ardhur vera dhe ai sapo kishte ardhur nga Suedia. Kur, ja, ca më tej, po
kalonte me shtatin e lartë si llastar, me hapat e gjatë e të qetë, i vetëm, ish
piloti gjuajtës Koço Biku.
“ Ky ka ulur
vetë I tretë një aeroplan sërb të armatosur deri në dhëmbë, në Rinas!”
Agim Spahiu shqeu sytë dhe kërkoi ta ftoja me çdo
kusht në tavolinën tonë. Agimi ende ka në shpatullën e djathtë nishanin e një
plumbi që ka marrë gjatë demonstrative të ’81 shit kur kish hyrë të demostronte
me rininë kosovare, ndërsa ishte I veshur me rrobet e milicisë , ku shërbente.
Koço Biku refuzoi duke më buzëqeshur, si gjithmonë. Ky
burrë, një nga ish shefat e mi plot kulturë, zemërbardhë, shëmbëll I modestisë
, korrektësisë dhe besnikërisë ndaj gjithëçkaje që lidhet me emrin
“atdhe”, më ka dashur shumë. Ai kishte
punë. ia bëri me dorë edhe drenicakut tim me mirësjellje, dhe u largua.
“Gimo, ai sërbi
quhej Bozhidar dhe, Koçua, kur ai nuk pranoi të hante, por kërkonte një cigar,
ia ka dhënë gjithë paqetën e tij”
“ O Rizë! Nuk ke ra ti ndonjëherë në duar të serbëve.
Të të kishin kapë ty rob ata, ta kishin qitë qumështine nanës”
“ Po, ja, ky është ndryshimi mes dy mentaliteteve,
traditave, kulturave, more Gimo!”
XXX
Në kafe
“Mesdheu” me shef Koçon dhe mikun tonë Milo Budini, ish officer i Rinasit dhe,
ja , po evokojmë atë ditë të paharruar të aviacionit luftarak të vëndit tonë…
….Një
natë më parë, me 20 korrik 1967, regjimenti I Rinasit kishte patur deri vonë
fluturime natën; kishin mbaruar rreth orës dy pas mesnate. Piloti 31
vjeçar Mahmut Hysa, komandanti i “Grupit Ajror”të Regjimentit të
Aviacionit Rinas, nga fshati Maminas,
refuzoi të shkonte e të flinte në shtëpi, mbasi qe shumë vonë. Ai ende banonte
familiarisht në fshat dhe atë natë nuk kishte ndonjë mjet transporti që ta çonte
komandant Hysën në Maminas.
Ai vendosi të flinte në një nga dhomat e gatishmërisë
së regjimentit.
Në të zbardhëllyer, mbërritën në Rinas pilotët e
gatishmërisë, dy djem të rinj 23 – 4 vjeçarë, Koço Biku dhe Roland Sofroni, të
cilët, nuk kishin fluturar atë natë. Ende nuk kishin filluar nga fluturimet e
natës ata . Udhëheqësi I fluturimeve të kësaj gatishmërie, piloti Bardhosh
Hasani, edhe ai nuk kishte shkuar në shtëpi, ngaqë, sikurse edhe Mahmuti, edhe
ai kishte fluturar natën. Edhe ai po vazhdonte të flinte në gatishmëri, sikurse
Mahmuti.
Të dy djemtë, pilotët e çiftit të gatishmërisë së regjimentit për atë ditë, si kontrolluan dhe një herë personalisht gjëndjen
e aeroplanëve të “çiftit rojë”, si
raportuan në Vëndkomandën Qëndrore se kishin ardhur dhe se gjithëka
ishte plotësisht gati ; si morën edhe programin shtetëror të fluturimeve të
asaj dite në tër territorine vëndit,
liruan pak lidhëset e këpucëv edhe u
shtrinë që të bënin edhe një tjetër sy gjumë…
Koço Biku: Eh…Mahmuti I shkretë…Kishte
fjetur fare – fare pak dhe e kishte mbaruar krejt paketën e cigareve. Edhe unë
e pija…jo shumë, more, 7- 8 cigare në ditë, ama e mbaja gjithmonë paketën me
vete… Sapo kotesha, kur ndjej se një këpucë po I binte këpucës sime. “Hajt,
çou, të pijmë cigare”…”Po lëm, o komandant Mahmuti të flë edhe pak.!” “Hajt,
hajt, çohu! Gjumash. Na e nxirr paqetën
se më është mbaruar e imja!” “Po, ja ore, merre paketën e pi sa të duash, po më
lër të flë edhe pak!” Ai, prap me këpucë. “Boll fjete se budallallëpsesh kur flë
shumë, gjumash! Çohu ta pijë bashkë…hajt se do të të tregoj diçka të bukur!”
Dreq
o punë. Do t’I zgjonte të gjithë ai. Bëra ç’bëra dhe u ngrita. Ai doli që nga
koridori jashtë ndërtesës që mos t’u vinte tymi i duhanit atyrë të tjerëve që
po flinin. Unë, isha ende në koridor dhe s’e kisha ndezur akoma. Kur…M’u bë se
dëgjova një zhurmë nga jashtë. Nuk I kushtova ndonjë farë rëndësie. Por pashë
Mahmutin se si hapi krahët me cigaren ne buzë…po shihte nga qielli dhe, veç ka
buçitur si I çmëndnur, siç bërtitet në raste alarmesh: “NJËËËËËËËSHIIIIIIIIIII”.
Dhe
flaku cigarene u sul përpara me shpejtësi
skëterre drejt dy avionëve të gatishmërisë.
Edhe
unë pas tij me sa fuqi që kisha.
Normalisht
, detyrën shtetërore për t’u vërvitur të parët në ajër në rast alarmi e kishin
dy pilotët që ishin në urdhërin e ditës.
Por tigri i ajrit Mahmut Hysa , nuk llogariti asgjë. Hapsirën ajore të atdheut
e kishte shkelur dikush atë agim. Kush vallë ishte ai shkelës. Sërb, Grek,
Italian….? Hysa u vërsul të ndeshej me ‘të . Mund të ishte I armatosur deri në
dhëmbë, mundet jo. Kush e dinte? Djemtë shqiptarë të ajrit nuk e kanë
llogaritur jetën e tyre kurr në emër të mbrojtjes kombëtare ; në emër të
qiellit tonë. Mahmuti kërceu në aeroplanin e komandantit të çiftit roje, pra të
Koços. Koço Biku, të tjetrin, ngjtur me ‘të.
Ishin dy aeroplanët më të shpejtë të vëndit tonë në atë
kohë; të përafërt me avionët më të mirë që kishin në armatim grekët, serbët apo
italianët – MIG 19.
Tetë burra të tjerë në “Dhomat e gatishmërisë”, shpërthyen
, edhe ata, nëpër destinacionet e veta. Urdhëra, të folura me zë të lartë,
dinamizëm …asnjë e ecur; që të gjithë vraponin
Nxitim…nxitim…nxitim…
Motorrët e Mahmut Hysës nuk u ndezën “çakmak”, me të
parën. Motorrët e Koços, ndihmuar nga tekniku Aleks Mitros, menjëherë. Sekondat
vraponin me nxitim skëterre.
Koço
Biku: Mahmuti e kish pikasur avionin që përtej ndaj dhe dha alarm. E pashë,
sigurisht edhe unë. Po vinte qënga
drejtimi I Qafës së Tujanit. Ndërsa po bënin përpjekjen e dytë për lëshimin e
motorrëve tekniku me Mahmut Hysën, ky ktheu kokën nga avionic ynë dhe ma bëri
me dorë. Qartë. Urdhëri i tij ishte të mos prisja asnjë sekond, askënd. Të mos
e prisja atë, pra. Jepi ti, Koço! O burraaa!!!!
Mahmut
Hysa ishte komandant në çiftin tonë. Ai po bënte përpjekjet për lëshimin e
aeroplanit, ndërsa unë kapa brezin e ngritjes. Ndjeva kufje zërin e Vëndkomandës
së Rinasit – zërin e Kalem Torrës....Si the? Çfar ndjenja në ata çaste kur po rendja drejt
“mysafirit”? Gjithçka ndjenja qe përqëndruar në “Shpejt!!!”.
Vëmëndja, psikologjia,
ndenjat, shpirti, gjithëçka e pilotit Koço Biku, ndërsa nuk ia ndante syrin
aeroplanit të huaj që ishte rreth 800 metro, ishte përqëndruar, gjithëçka, vetëm
në “institucionin “ - “shpejt” !!!Si të arrinte sa më parë “atë”. Me çdo kusht.
Me tër forcën. Asnjë ndejnjë tjetër, asnjë merak, kujtim, meditim, asgjë – asgjë
tjetër veçse…. aman, ta kap…ta arrij atë plerë!
Koço Biku: Për 3 – 4 minuta e arrita. Zura vënd pas
tij 200 metro, jo 300 metro larg sa është
rregullorja për të hapur zjarr, dhe I raportova Kalem Torrës në radio për shënjat
e flamurit të avionit me të cilin tanimë
ndodheshim vetëm për vetëm . Dukej qartë
sipas flamurit në bort, se ishte
aeroplan I forcave ajrore sërbe..Menjeherë hapa edhe topin e tretë; e kisha
harruar pa hapur atë. Dalloheshin qartë dy bombat e varura në të dy krahët dhe
predhat e tija reactive. Për herë të parë ndjeva një si makth, si siklet në
veten time…..
Në trurin e djaloshit tani buçitnin vetëm
tamtame beteje. Nuk kish llogaritur asgjë, përfshirë edhe faktin që ishte i
vetëm
Gjith shëndet, me atë
organizëm të fortë dhe të ri, Koço Biku
i ngjante një luftëtari të vijës së parë që nuk është plagosur kurrë.
Por, oh, ai ishte edhe një luftëtar që, gjithashtu, nuk kishte parë gjak
njerëzish të vrarë me pushkën a dorën e tij, kurrë.
Mendja po punonte me
saktësi. Ishte tanimë brënda rrezes së
hapjes zjarr. Urdhëri nga poshtë vinte që
të mos qëllonte assesi avionin që kishte shkelur hapsirën tonë ajrore.
« Mbaje në vëzhgim në të gjitha lëvizjet e tija !!!Qartë ? Në
asnjë mënyrë « zjarr » pa urdhër ». Piloti 23 vjeçar hapi
« zjarr » me aparatin fotografik të luftimeve në ajër, që e përdorinin
gjatë stërvitjeve. Tani, mjaftonte që të
shkelte butonin dhe « ai » do të ishte i asgjësuar ; do të binte
në tokë diku i mbytur në flakë. Tanimë koço Biku kishte mësuar të qëllonte mirë
në ajër. Si kishte ngecur nja dy herë ne
fillim, se qe kthyer “bosh” nga “luftimi ajror”, kish mësuar tanimë aq mirë,
sa, gjithmonë e sillte filmin plot me “predhat në shënjë”.
Gishtin e kishte te butoni i hapjes “zjarr”. Mjaftonte
që ta shtypte dhe… gjithçka përfundonte.
U kujdes që të mos e shtypte
padashur butonin me bulëzën e gishtit. Do të ishte skandal. Jo vetëm për të por
për… Shënjestra kishtenjë njeri brëndai. Mbase moshatar i tij, me shpirt, me
gjak, me familje a me një të dashur.
Ishte mbytur në djersë.Shënjestra i lëvizi
paksa dhe ai e rregulloi menjëherë. Po sikur ai t’i jepte gaz e të sulej drejt
Tiranës; ja tek ishte ajo. Të sulej dhe të lëshonte të dyja bombat. Të bënte
shkrumb kushedi se sa njerëz të vëndit të tij. Ja tek ishte. Dy herë u mat të kërkonte
të hapte zjarr e të mbaronte punë me të. Nga poshtë sërish ndjeu që e porositën
të mos hapte zjarr në mënyrë kategorike. Atyre çasteve në kokën e djaloshit
kumbonin me ritme të lartë tamtamet e betejës; të vjetra, të panjohura më parë
për askënd, të ardhura që nga foshnjëria e njerëzimit Ndërkohë,ndjeu në krah...
Koço Biku: E
ndjeva një fllad ngrohësie - më qe afruar Mahmuti fare pranë. Ma bëri me shënjë
që t’i afrohesha në krah, siç më qe afruar ai, pilotit të huaj. T’i afrohesha
dhe t’i bëja shënja që të vinte për ulje. Ia dallova qartë siluetën e tij -
kokën në shlemafon dhe me maskën e oksigjenit. Mahmuti ndenjti i tërhequr pas.
Po vinte edhe një MIG – 19 tjetër. Nga indeksi i tij, kuptova se po vinte
komandanti i njërës nga skuadriljeve, Gëzdar Veipi...
Në Rinas ishte edhe „hoteli i
beqarëve“. Komandant i Skuadriljes, Piloti Gëzdar Veipi po flinte një gjumë të
lezetçëm pas fluturimit të natës. Gjithmonë kur bëheshin fluturime natën, dita
e punës niste dy a edhe tre orë më vonë
se normalisht. Kënaqeshe me gjumë mirë e mirë. Ai po flinte i veshur vetëm në
mbathje banjoje në atë vapë korriku. Kur...në mes të gjumit, ndjeu ca zhurmëra
të pazakonëshme dhe, sapo dëgjoi dikë nga poshtë hotelit se kishte shkelje të
hapsirës ajor, kërceu nga krevati siç ishte dhe u sul si bishë me të katra ...
u gjënd pranë një avioni, të cilit i kërceu sipër si një kali që po pret të
zotin. As maskë oksigjeni, thuajse krejt i çveshur, siç ishte ngritur nga
krevati; sëpaku një palë këpucë të
kishte veshur se të përcëllonin shputat e këmbëve. Një avion sërb i armatosur
deri në dhëmbë, me predha reaktive dhe bomba,
ndodhej përmbi Rinas, përmbi qëndra të banuara, mu fare kryeqytetit të
atdheut. Koçua me Mahmutin ishin mbërthyer me atë. Po sikur ai të hapte zjarr,
të hidhte bombat apo...apo t’ia therte për të ikur nga kishte ardhur? Bah! Ai
ka vetëm një rrugë. Të ulej. Të ulej i kapur rob.
Gëzdar Veipi zuri vënd pranë dirigjentit të këtij
operacioni në ajër, Mahmut Hysës, që, për më tepër, kishte marrë pjesë edhe në
një kapje tjetër në ajër, ca vite më parë…
Koço
Biku: I bëra me shënjë pilotit sërb; ia bëra duke tundur krahët, , që të
rrotullohej për djathtas dhe të vinte për ulje. Ai nuk m’u bind. U kthye
majtas. Distance jonë u rrit. M’u bë sikur donte t’ia mbathte. Mahmuti ma bëri
me shënjë që do ta ndiqte ai atë, menjëherë, kurse unë, t’i shkoja pranë atij.
Ashtu bëmë.
Piloti sërb Bozhidar, 25 vjeçar ishte si I shushatur
tanimë. Ai ishte mësuar në aerodromin e
tij të kthehej për ulje duke u rrotulluar djathtas dhe ashtu veproi.
Ishte nisur për qitje – bombardim dhe kishte humbur orientimin. Ky ishte shkaku
që ndodhej në këta rrethana. Sigurisht që ai e dinte fare mirë mënyrën se si ta
koregjonte këtë lajthitje të tij mëngjesore për të mos rënë rob. Mjaftonte një
“bojevaja”, një “kthesë luftarake”, pra, një kurs I kundërt me marrje lartësie
dhe t’u lije glasën…Glasën…a ua lije dot, se. Ndodhej në “shoqërinë” e tre MIG
19dhe në një vënd, ku, siç mërmërinin kolegët e tij, të qëllonin pa paralajmërim.
( Sëpaku nga dy burime, pas hapjes së Shqipërisë, kemi marrë informacionin se,
në hartat luftarake të pilotëve të NATO s, kufiri i Shqipërisë ishte i shënuar
me vijë të zezë dhe të trashë; një shirit, që porosiste pilotët se nuk duhej
kapërcyer assesi ai, sepse mbi qiellin e
tyre, shqiptarët të qëllojnë pa paralajmërim dhe për të të vrarë).
Ndërsa Koço
Biku vazhdonte të sillej përmbi aerodrome, piloti sërb, nën mbikqyrjen shoqëruese
prej Mahmutit dhe Gëzdar Veipit, tanimë po ulej në Rinas.
Sapo u ul, fiku motorrin dhe…kishte mbërritur
gazi me shefin e shtabit të regjimentit Vasil Qeraxhiun, me dy pilotë – Bajram
Hita dhe Bardhyl Lubonja.
Koço
Biku Ata I hodhën mbi kokë një thas
robit , e morën në makinë dhe…Pse ia hodhën? Po të mos shihte, ore, sa e si
ishin aeroplanët…e dërguan menjëherë në ambulancë.
Ne
të tre përfunduam në dhomën e gatishmërisë, ku na sollën për të ngrënë të dy mëngjezet
bashkë. Morëm vesh që shefi i shtabit të repartit, që dinte ca sërbisht, Vasil
Qeraxhiu, po e pyeste robin, por ne ende nuk e kishim parë kë kishim kapur.
Ndërkohë…Një
Fiat I kuq. Të habitur pamë njëritjetrin.. Që andej dolli ministri I brendshëm,
Kadri Hazbiu…. Ai na përgëzoi nxehtësisht dhe, sigurisht që shau jugosllavët.
Kishte marrë me vete edhe fotografin e ministrisë. Ai na bëri një fotografi që
të tre neve: Mahmutit, Gëzdarit dhe mua….
Erdhi
pasdrekja. Robi ndodhej larg nga dhoma e
gatishmërisë …Ende nuk e kisha parë nga afër as avionin e as pilotin sërb që e
ruanin me roje. U nisa. Meqënëse më ishin mbaruar cigaret, bleva një
“Diamant”….A më lanë rojet me automatic te dera ku rrinte Bozhidari? Po, si jo,
ore. Ishin ushtarë të repartit e më njihnin, mua, oficerin e tyre.
Koço Biku pa prenë e tij dhe të dy shokëve se si rrinte I menduar.
Ishin parë një herë sy më sy në ajër. Erdh radha të shiheshin sërish. Koçua,
dashnori I natyrës, luleve serenatave, mirësisë tani po shihte një njeri
fatkeq. Një djalë të ri që kishte rënë rob. Ndjeu një ndjenjë mëshire për fatin
e tij , gjithsesi, të turpshëm.
Bozhidari e kishte hequr pjesën e sipërme të kominosheve se ishte shumë vapë.
Rrinte ne kanotjere , mbytur në djersë jo vetëm nga vapa. Një kryq I varej në
qafë.
Të dy pilotët u panë sy më
sy. Robi nuk kishte future asgjë në gojë. E kishte lënë ushqimin aty të
paprekur.
Djaloshi shiptar nxori paqetën
dhe I bëri me shënjë nëse donte një cigare. Robi pohoi me sy dhe me kokë. Në
sytë e tij nuk shihej urrejtje por pikëllim.
Koçua ia hodhi në prehër
paqetën e sapoblerë, të panisur, I buzëqeshi me mirësjellje, dhe u largua ta
linte tjetrin në vetminë e tij…
Koço
Biku: Duket sipas një marrëveshtjeje, avionin e çarmatosur, ua kthyem sërish
ushtrisë sërbe. Erdhi ta merrte inspektori I aviacionit jugosllav. E priti kmandanti
i aviacionit shqiptar, Edip Ohri. Gjuajtës Bombarduesi G- 94 ishte ekuivalent
me gjuajtës – bombarduesin me të cilin mbaronin shkollën pilotët tanë , MIG –
15….E? A u mblodhëm të tre net ë pinim një gotë? Treshja jonë? Oh, jo.
Po ku janë sot tre protogonistët
e asaj dite ku shkelqeu vetmohimi dhe dashuria e pakufishme për atdheun dhe
qiellin mbi Shqipëri të djemve tanë?
Njëri nga ata, Mahmut Hysa,
pikërisht I vetmi nga pilotët shiptarë që ka marrë pjesë në uljen forcërisht të
dy aeroplanëve të huaj, nga tre gjithsej që kanë ulur forcat ajrore shqiptare
gjithsej, nuk rron më.
Ja se çfar tregojnë Milo
Budini, prej 23 viteve dëshifrant I laboratorit të fotozbulimit; që të dy
komshinj të Hysës, si dhe Koço Biku – që të dy banues në të njëjtin pallat në
atë kohë.
Milo
Budini – Komandant Mahmuti vdiq më 6 prill 1981; ishte e diel, ora nëntë e darkës;
diagnza e vdekjes ka qënë cilësuar
“vdekje e bardhë”. Ai kishte dalë në punë të dielen. Ishte shumë I mërzitur.
Koço
Biku – vdiq një javë pas humbjes së dy pilotëve të regjimentit që drejtonte ai,
pilotëve Sabri Toçi dhe Armando Gjoka. Ata ranë duke fluturuar në një avion
gjuajtës dy venësh. Mahmuti ishte shumë I dhimbsur me shokët , I donte pafund.
Unë banoja në një kat më poshtë katit të tretë të Mahmutit. Atë natë I kishte
ardhur nëna e tij e verbër nga Maminasi,
fshati I lindjes së tij, që ai nuk I humbi lidhjet kurrë me të. I donte
familjen dhe fshatin e lindjes, si dy gjëra të shënjta. Mahmuti nuk e la të
shoqen, Nadiren, që t’ia lante këmbët nënës; jojo, I tha, do t’ia laj unë. Si
mbaroi, ndërsa nëna vazhdoi të rrinte e qetë në minder, Mahmut Hysa u ngrit të
lante duart në lavaman, dhe, që andej, ra në tokë I vdekur. Ra rëndë dhe fëmiëjt
e mij, në katin më poshtë, pra, klithën në një kohë: “U, ra xhaxhi Mahmuti”. Ndërkohë,
në derën tonë trokitën duke qarë fëmijët e pilotit që kishte dhënë frymën e
fundit.
Milo
Budini – Edhe unë u sula ; po I bëja të shkretit frymëmarrje artificiale, por më
kot; Koçua po merrej me mjekët, thirrjen e tyre.
Kurse
e jëma, vetëm thoshte me gjysëm zëri : “Mos më lëvizni!”. Nëna e kishte ndjerë
menjëherë se çfar kishte ngjarë.
Koço
Biku: Ku është tekniku im Aleks Mitro? Oh, me atë kemi qënë miq që në shkollën
e mesme. Ai është nga një fshat I minoritetit maqedon në Shqipëri – Pusteci apo
Liqenasi. Ky oficer ka qënë korrekt, I pabujë, I pafjalë; shëmbull i mjeshtrisë dhe patriotizmit. Sot
mbahet ende; mbahet mirë dhe vazhdojmë miqësinë tonë të bukur dhe konstante , që
në shkollën e mesme, në teknikumin
financiar.
Po Gëzdar Veipi, me se merret
sot?
Është një burrë I fortë,
truplidhur; gëzon pensionin si officer dhe atë të veçantëë prej piloti – siç e
gëzojn e tëra kjo sagë burrash të ajrit shqiptar , vazhdon të lozë shah si një
mjeshtër I vërtetë, lexon libra, pi
cigare shumë dhe , modest e I nderëshëm deri ne adhurim, vuan në heshtje
shfarosjen e rracës shqiptare të pilotit gjuajtës…
No comments:
Post a Comment